Trump ka premtuar zgjidhje, por jo rrallë bën deklarime bombastike dhe pastaj tërhiqet

Trump ka premtuar zgjidhje, por jo rrallë bën deklarime bombastike dhe pastaj tërhiqet
Trump ka premtuar zgjidhje, por jo rrallë bën deklarime bombastike dhe pastaj tërhiqet

Blerim Burjani

  • 22 January 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Sa i përket inaugurimit të presidentit Donald Trump është çështje e njoftimit që duhej të bëhej nga institucionet e Kosovës. E çuditshme mund të jetë, por edhe pazakontë, pasi deri më tani ka qenë praktikë që në inagurim të marrin pjesë krerët e shtetit.

 

-Sidoqoftë, Trump e ka bërë betimin si obligim dhe siç e shohin rregullat shtetërore. Më rëndësi është më pas "mënia e hajrit", siç thuhet në gjuhën popullore, për të ofruar zgjidhje për botën e trazuar dhe për të ulur tensionet që po mbretërojnë në botë.

Një botë e trazuar, shpresojmë që me Trump do të jetë më paqësore, por jo rrallë Trump bën deklarime bombastike dhe pastaj tërhiqet. Trump ka premtuar zgjidhje, të shohim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".