Korrupsioni kapilar dhe total në Shqipëri dhe Kosovë

Korrupsioni kapilar dhe total në  Shqipëri dhe Kosovë
Korrupsioni kapilar dhe total në  Shqipëri dhe Kosovë

Skender Kapiti

  • 22 January 2025 - 07:10

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Fajtorët  për korrupsionin dhe sistemin e tij në Shqipëri e Kosovë nuk janë vetëm kryetarët e partive dhe kryeministrat me ata që u shërbejnë atyre, por fajtor është edhe “pranimi” dhe pajtimi i shoqërisë me korrupsionin, prandaj korrupsioni është gjithpërfshirës, kapilar dhe total.

Edhe në Kosovë është e njëjta gjë, por korrupsioni atje nuk është i këtyre përmasave sa është në Shqipëri

 “Instalimi i diktaturës nuk është vepër dhe përgjegjësi   e diktatorit, por më shumë edhe e atyre që i shërbyen atij” – ka thënë një filozof i madh dhe  i njohur.

E njëjta gjë mund të thuhet në Shqipëri edhe për instalimin e sistemit të korrupsionit pas diktaturës komuniste. Diktatura e komunizmit në Shqipëri u zëvëndësua me diktaturën e korrupsionit.

 Fajtorët e vërtetë për korrupsionin qeveritar dhe sistemin e tij nuk janë vetëm kryeministrat por janë të gjithë të korruptuarit rreth tyre, qeverisë dhe korruptimi i institucioneve shtetërore; fajtorë nuk janë vetëm ata që e pranojnë dhe nxisin dhënien e rryshfetit dhe bakshishit, por fajtorë janë edhe kultura publike mbi  korrupsioinin  dhe ata  që ofrojnë dhe japin ryshfet.

Prandaj edhe edukimi i njerëzve se nga korrupsioni shoqëria dhe shteti kanë vetëm dëme dhe se asgjë e mirë nuk vjen nga korrupsioni, si dhe ndërgjegjësimi se ndërtimi , forcimi dhe mbështetja për funksionimin e shtetit ligjor janë motivet  që luftojnë korrupsionin.

Në një shoqëri të shëndetshme korrupsioni e ka të vështirë që të triumfojë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".