Lexoni edhe:
Asociacioni është një kancer
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
BE ka mandat nga Kombet e Bashkuara që të merret me normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. BE këtë angazhim e ka realizuar përmes një dialogu si mjet për integrimin e Kosovës dhe Serbisë në BE.
Asociacioni është një kancerLexoni edhe:
-Tani është sheshazi e ditur se BE ka dështuar në këtë angazhim. Vazhdimi i këtyre përpjekjeve nga BE me formatin e deritanishëm është vazhdim i dështimeve dhe duhet të ndryshohet. Ndryshimi besoj se do të shtyhet edhe nga ndryshimet në politikën e SHBA-ve ndaj Ballkanit nën administratën Trump.
Drejtimi politik i administratës Trump, "Amerika e para", pres që të operacionalizohet në terren si marrëdhënie përmes dialogut mes vendeve veç e veç me SHBA-të, marrëdhënie e cila pres që të marrë formën: "Nëse kryen këtë punë, e merre këtë; nëse nuk e kryen, të pret kjo". Administratës Trump nuk pres që do t'i interesojë integrimi në BE, do ta trajtojë si çështje të BE-së, me të cilën nuk merret. Ky drejtim politik do të detyrojë BE-në që të ndryshojë operacionalizimin e politikës së vet ndaj Ballkanit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".