Nuk ka marrëveshje me njohje reciproke pa involvimin e SHBA-ve

Nuk ka marrëveshje me njohje reciproke pa involvimin e SHBA-ve
Nuk ka marrëveshje me njohje reciproke pa involvimin e SHBA-ve

Nijazi Halili

  • 29 January 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Prof.dr Nijazi Halili

Diplomati Peter Sorensen, i cili është konfirmuar në postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, është një emër me përvojë.

 

-Vendi i tij, Danimarka, ngjall shpresë se dialogu Kosovë-Serbi do të procedojë me normalizimin e marrëdhënieve të brishta ndërmjet dy vendeve dhe krijimin e një klime shpresëdhënëse në dialog.

Megjithatë, duke parë në retrospektivë, një gjë është e qartë për opinionin vendor dhe ndërkombëtar: politika serbe shpesh luan me dy karta. Prandaj, si përfundim, nuk besoj se do të kemi një marrëveshje përfundimtare që rezulton me njohje reciproke pa prezencën apo involvimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".