Qëllimet e administratës së re Trump, nuk janë tërheqja e trupave, por zgjidhja politike

Qëllimet e administratës së re Trump, nuk janë tërheqja e trupave, por zgjidhja politike
Qëllimet e administratës së re Trump, nuk janë tërheqja e trupave, por zgjidhja politike

Blerim Burjani

  • 29 January 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Qëllimet e administratës së re amerikane Trump, nuk janë tërheqja e trupave, por zgjidhja politike. Se cila formë mund të ndërmerret si detyrim, nuk ka informacion. Se cila do të jetë qasja, do ta shohim. Por nuk ka nevojë për spekulime ose testime me opinionin apo forma të tjera të shprehjes për t’u përdorur.

 

-Kjo nuk do të ndodhë derisa është në fuqi Rezoluta 1244. Kjo rezolutë mbetet në fuqi dhe nuk dihet se deri kur do të zbatohet. Shuarja e saj mund të ndodhë vetëm me arritjen e një marrëveshjeje për normalizim të plotë të relacioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kosova ka një ushtri në formim. Për këtë arsye, Kosovës i nevojiten të paktën 10 vite për të ndërmarrë hapa të vegjël drejt përgatitjes së ushtrisë për mbrojtje. Pra, gjasat për mbrojtje vetjake janë shumë të vogla. Kërkohet shumë kohë në këtë drejtim për të arritur standarde mbrojtëse efektive.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".