
Lexoni edhe:
Qëllimet e administratës së re Trump, nuk janë tërheqja e trupave, por zgjidhja politike
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Deklaratat e tilla për mundësinë që Trump të largojë ushtrinë amerikane nga Bondsteel dhe nga Kosova janë të papërgjegjshme. Nuk janë të qëndrueshme dhe nuk ka asnjë shenjë se diçka e tillë mund të ndodhë. Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën ka disa dekada që është duke vazhduar. Angazhimet e tilla projektohen për periudha afatgjata.
-Gjatë qeverisjes së tanishme, kemi pasur nivel të ulët të bashkëpunimit me institucionet amerikane, fatkeqësisht. Si pasojë, kemi përjetuar disa masa ndëshkimore, por asnjëherë nuk është vënë në rend të ditës tërheqja e ushtrisë amerikane. Gjatë kësaj qeverisjeje, kemi dëgjuar deklarata nga ambasadori amerikan se është e vështirë të angazhohemi në lobim për njohje për shkak të mungesës së bashkëpunimit. Megjithatë, mbështetja amerikane për popullin e Kosovës dhe për shtetin e Kosovës nuk është vënë kurrë në dyshim.
Deklaratat e tilla, si kjo e Z. Lulëzim Peci, janë të ulëta. Jemi në fushatë zgjedhore dhe nuk duhet të luhet me ndjenjat për sigurinë e qytetarëve për disa përfitime elektorale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".