
Lexoni edhe:
Trumpi mund të ulë numrin e ushtarëve, por tërheqje të plotë nuk do të ketë
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Për të arritur një marrëveshje, duhet që dy palët të jenë dakord për këtë marrëveshje. Por shqiptarët dhe serbët janë në një luftë shumë shekullore, dhe kjo luftë shumë herë ka përfunduar në dëm të shqiptarëve, ku kemi humbur shumë tokë në favor të shteteve të tjera. Shpeshherë, fatkeqësisht, kjo ka ndodhur edhe me miratimin dhe fajin e politikanëve tanë, të cilët jo rrallë janë bërë dorë e zgjatur e armikut tonë.
Trumpi mund të ulë numrin e ushtarëve, por tërheqje të plotë nuk do të ketëLexoni edhe:
-Ndërkombëtarët, për të arritur këtë marrëveshje, duhet të bëjnë presion mbi politikën e Serbisë, në mënyrë që ata të vetëdijesohen njëherë e mirë se duhet të njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës pa asnjë kusht. Kjo do të thotë se bisedimet mund të zhvillohen për të drejtat e serbëve të Kosovës, por pa i motivuar ata për autonomi politike brenda Republikës së Kosovës.
Të gjithë ata që e njohin Republikën e Kosovës mund të jetojnë të lirë në Kosovë, për faktin se Republika e Kosovës është një shtet demokratik. Ata që nuk dëshirojnë ta pranojnë si shtet të tyre mund të zgjedhin shtetin ku duan të jetojnë.
Por unë e shoh edhe një dobësi të madhe te politikanët e Republikës së Kosovës, të cilët asnjëherë nuk po e tejkalojnë egon e tyre personale dhe nuk janë në gjendje që shtetin ta vendosin para pushtetit. Vetëm atëherë kur shteti vendoset para pushtetit, mendohet me mendje të kthjellët dhe ulen bashkë për të ndërtuar një platformë shtetërore politikanët tanë shqiptarë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".