Programet e subjekteve politike, janë çelësi i integrimit të vendit në familjen evropiane!

Programet e subjekteve politike, janë çelësi i integrimit të vendit në familjen evropiane!
Programet e subjekteve politike, janë çelësi i integrimit të vendit në familjen evropiane!

Nijazi Halili

  • 31 January 2025 - 14:40

Shkruan: Prof.dr Nijazi Halili

Të nderuar miq, përshendetje dhe gjithe të mirat për ju dhe familjen tuaja. Me shumë kujdes gjatë këtyre ditëve jemi duke e percjellur fushatën zgjedhorte, prandaj është shumë me rëndesi dhe jetike se për kënd do të përcaktoheni. Ju jeni ata të cilët vendosni për një të ardhme më të mirë të vendit tone.

Ёshtë jetike se kënd do e besoni sepse votimin i juaj është i shenjtë. Mos u bazoni në lideret e subjekteve politike, por bazohuni në programet e tyre. Programi është bazë dhe jetik për të ecur shteti përpara, kurse fjalët dhe retorikat avullohen shpejtë. Prandaj, keni kohe që të mendoni dhe veproni në interes të vendit, për një të ardhme dhe një mirëqenje më të mirë për fëmijtë dhe familjet tuaja. Shteti nuk ndërtohet me fjalë boshe, por me reforma dhe programe zhvillimore në të gjitha sferat e jetës.

Programet të cilat i ofrojnë subjektet politike duhet të jenë konform harmonizimit dhe standarteve konstitucionale të BE-së, dhe janë çelësi i hapjes së dyrëve drejtë rrugëtimit në familjen evropiane dhe organizatave ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".