Zjarri i urrejtjes me porosi nga Beogradi; kush po e kallë të ardhmen e Kosovës? Kush e do Albinin të kallur? Serbia apo mafia partiake?

Zjarri i urrejtjes me porosi nga Beogradi; kush po e kallë të ardhmen e Kosovës? Kush e do Albinin të kallur? Serbia apo mafia partiake?
Zjarri i urrejtjes me porosi nga Beogradi; kush po e kallë të ardhmen e Kosovës? Kush e do Albinin të kallur? Serbia apo mafia partiake?

Gezim Mekuli

  • 03 February 2025 - 12:03

Shkruan: Gëzim Mekuli
(Njohës i shkencave të mediave dhe retorikës)

Në Drenicë, në rajonin e historisë dhe sakrificës, ndodhi një akt i shëmtuar, një shpërfaqje e egërsisë primitive, një veprim prej një Serbie të moçme: fotografia e Albin Kurtit, Kryeministrit të pakorruptuar e stoik të Kosovës, simbol i zgjedhjeve dhe demokracisë, u dogj me benzinë, u kall. 

 

Të dashur lexues,

kjo është kjo një flakë e vogël, por një mesazh i madh; është një thirrje për dhunë, për vrasje, për terror e për kaos.  

 

Historia na mëson: ata që dje digjnin fotografi e libra, nesër djigjnin e piqnin njerëz. Nazistët dhe Serbia dogjën fotografitë, flamujt, librat e filozofëve, mendimtarëve, shkencëtarëve, dhe pastaj nisën të djegin vetë njerëzit. Shkrumbuan partitë kundërshtare, kulturat e të tjerëve, pastaj edhe popujt tjerë. Ne e kemi provu në shpirtë, në zemër, po, po, ne shqiptarët e Kosovës... 

 

Djegia e fotografisë së Albin Kurtit nuk është sall një akt vandalizmi, është një simbol i një thirrje të errët drejt urrejtjes, thirrjes për me vra e për me shkatërru. Kënd me e vra?  

 

Kush është armiku i Kosovës? Serbia, që për dekada e shtypi këtë tokë, apo mafia politike që e plaçkit atë sot? Kush po e mbyt shpresën e qytetarëve sot? Janë ata që luftuan për pushtet dhe tani e mbrojnë atë me frikë, bezin, zjarrë, propagandë, shpifje dhe dhunë? 

 

Drenica është zemra e qëndresës shqiptare, por sot ajo po përdoret si një skenë për banditizmin politik. Demokracia nuk mbrohet me zjarr dhe benzinë, as me media të Serbisë e as me mediat e dRamës, por vetëm me votë dhe drejtësi. Zgjedhjet janë mundësia e qytetarëve për të folur, jo për të djegur Albin Kurtin e askënd tjetër.  

 

Kosova s’ka nevojë për zjarrvënës, por për ndërtues. S’ka nevojë për kriminelë me maska e pa maska, por për njerëz me vizion.

 

Përndryshe, nëse flaka e urrejtjes mafioze, e ndihmuar nga mediat e Prishtinës, në kjo flakë me benxinë vazhdon të ndizet, nesër do të djegë gjithçka, dhe të gjithë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".