Amerika dëshiron ta përmbyll Pavarësinë e Kosovës si proces politikë

Amerika dëshiron ta përmbyll Pavarësinë e Kosovës si proces politikë
Amerika dëshiron ta përmbyll Pavarësinë e Kosovës si proces politikë

Nue Oroshi

  • 05 February 2025 - 07:04

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Fillimisht e them se nuk është shenjë e mirë që të kritikohemi nga ambasadorët e shtetit me mik të shqiptarëve siç është Amerika. Në anën tjetër politikisht është e mundur që të kritikohet Qeveria e Kosovës për faktin e përshpejtimit të bisedimeve.

 

-Më një fjalë Amerika dëshiron ta përmbyll Pavarësinë e Kosovës si proces të plotë politikë. Por shtrohet pyetja se si do të përmbyllet. Unë mendoj dhe jam i bindur se fajtor kryesor është Serbia dhe politika e saj gjenocidiale.

Kurse Kosova pak a shumë politikanët tanë nuk janë në nivelin e duhur të bashkëpunimit në mes vete dhe ky moskordinim i përbashkët i politikës tonë po ndikon në mos unitetin e një platforme të përbashkët të politikës që bëjnë partitë politike shqiptare në Kosovë.

Më këtë dua të them se pas zgjedhjeve partitë politike shqiptare në Kosovë duhët të jenë sy hapur dhe mos ta vëndosin interesin partiak dhe personal mbi atë shtetëror dhe kombëtar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".