
Lexoni edhe:
Amerika dëshiron ta përmbyll Pavarësinë e Kosovës si proces politikë
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Për habi, derisa marketet gjermane veçanërisht "Aldi" dhe “Lidel" tani kur edhe në Gjermani po zhvillohet fushatë paraelektorale, kanë zbritur çmimet për dhjetëra artikuj bazik, dhe përdorim të përditshëm të qytetarëve, markete të cilat edhe në Zvicër i kanë zbritur çmimet, në Kosovë çuditërisht edhe çmimet, kanë filluar të bëjnë politikë dhe zhvillojnë fushat tepër negative, madje edhe shumë të ashpër, duke ua nxirë jetën qytetarëve të pa fajshëm, me ngritjen e qëllimshme të çmimeve, vetëm pak ditë para datës së shkuarjes në kutitë e votimit, ku do të zgjidhet qeveria e re, për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar, por aty heshtet!
Amerika dëshiron ta përmbyll Pavarësinë e Kosovës si proces politikëLexoni edhe:
-Madje,para gjendjes së krijuar, të lë pa fjalë edhe udhëheqësi i mbrojtjes së konsumatorëve, kur deklaron në televizion publik, se duhet të presim deri me 10 shkurt, duke u dhënë sinjale tejet negative tregtarëve matrapaz, se ata paskan të drejtë të rrisin çmimet në kohë të fushatës elektorale, zotëri ju a jeni me konsumatorin e pafajshëm, apo me tregtarët matrapazë, të cilët bëjnë politikë edhe me çmime, duke ua nxirë jetën qytetarëve?!
Andaj duke parë se veçanërisht ditëve të fundit, edhe me çmimet ka filluar të bëhet politikë e llojit më të ulët ndëshkues, për të ndëshkuar sa më rëndë qytetarët dhe varfëruar xhepin e tyre, besoj se BOJKOTET e këtyre marketeve, janë ilaçi superlativ, dhe mjeti më efikas për të nxitur kthimin e çmimeve në nivelin normal, si dhe korrigjuar ndryshimet e çmimeve të produkteve, sepse kjo është dëshmuar edhe në Kroaci, e cila nisi para disa kohësh me këtë veprim të qëlluar, e që tanimë është përhapur edhe në Bosnje dhe ka arritur deri në Austri, e vende tjera evropiane, shumë më të avancuara dhe të cilat qëndrojnë shumë më mirë ekonomikisht se Kosova.
Pra vet rritja politike e çmimeve nga tregtarët matrapaz, ka për qëllim të godas pikërisht pikën më të dobët të shoqërisë, siç është pjesa më e pa-kamur e njerëzve dhe kategoritë e qytetarëve me të ardhurat më të ulëta, për ç`gjë unë i shoh fajtor më së tepërmi inspektorët e shtetit, të cilët nuk dalin dhe tu ndajnë gjobat e merituara atyre tregtarëve të pacipë, që keqpërdorin fushatën zgjedhore, për tua përgjysmuar edhe kafshatën e gojës, qytetarëve të pafajshëm, me tendencën që fajin t`ua hedhin rrogave të vogla, thua se nuk kishin kohë ti ngritnin çmimet, para 1 muaji, 5-6 javësh, apo edhe para dy-tre javësh dhe jo 5-6 ditë a një javë, para mbajtjes së votimeve.
Rritja e çmimeve të produkteve bazike në Kosovës, në përmasa të tilla të frikshme, në mënyrë të menjëhershme dhe mu para hedhjes së votave, do të ketë pasoja tejet negative dhe të rënda për konsumatorët.
Kjo ngritje marramendëse e çmimeve, është abuzim i ndytë i bizneseve spekulative, dhe nuk ka të bëjë me asnjë faktorë tjetër që për kohë kaq të shkurtër do të ndikonte në rritje të tillë drastike të çmimeve, prandaj bojkoti i dyqaneve të mëdha, për shkak të abuzimit me çmime edhe nga konsumatorët e Kosovës do të ishte zgjidhja më e mirë, për distancim publik nga tregtarët matrapazë, të cilët për arsye politike, duan qëllimisht t`ua thellojnë vuajtjet qytetarëve.
Kurse bojkoti ndaj tregtarëve shpirtzi e matrapaz politik, duhet të vazhdoj edhe pas zgjedhjeve dhe mallrat të blihen, vetëm në ato dyqane, të cilat nuk bëjnë politikë me jetën e qytetarëve, kurse Qeveria duhet ti detyrojë me urgjencë të gjithë inspektorët, që të dalin e ti shohin marketet të cilat, pikërisht tani kanë rritur çmimet, dhe tu vendosen gjobat më të rënda të mundshme, njëjtë siç vepron PZAP me dënimin e partive politike, që në fushatë shkelin ligjin dhe thyejnë rregullat e fushatës zgjedhore.
Njëkohësisht me bojkotin urgjent edhe masat ligjore duhet të merren në mënyrë urgjente, dhe qytetarët që shprehin shqetësimin për çmimet e larta me të cilat, tregtarët matrapaz kanë varfëruar shumë familje, të mos lihen vetëm dhe as në mëshirën e tregtarëve renegat, sepse çmimet e larta janë bërë problemi më serioz për ekonomitë familjare në Kosovë duke varfëruar edhe më tepër shportat e tyre dhe zhvlerësuar edhe më shumë pagat aktuale, me të cilat nuk arrijnë ti mbulojnë shpenzimet familjare.
Qytetarët përveç masave institucionale për të zbutur sado pak situatën për vete, edhe ata duhet të organizohen dhe ndërmarrin urgjentisht iniciativa për bojkotin e dyqaneve të tilla, siç ka ndodhur në Kroaci, edhe për faktin se derisa në Gjermani rrogat janë 2000-3000 euro, çmimet përveç se janë të njëjtit nivel si në Kosovë, atje marketet kryesore, kanë filluar edhe zbritjen e çmimeve, për dhjetëra produkte bazike, kurse në Kosovë, pikërisht një javë para votimeve, inskenohet në mënyrë të organizuar, ngritja politike e çmimeve” gjë që vërtetë duhet dënuar publikisht dhe ndëshkuar sa më rëndë edhe ligjërisht.
Duke i përkrahur qytetarët, përkrahen edhe bojkotimet eventuale të dyqaneve heretike në Kosovë, andaj masat kundër tregtarëve politik dhe tregtarëve matrapaz, duhet të jenë të shpejta, sa më të forta dhe të menjëhershme, e jo të pritet deri më 10 shkurt, me arsyetimet paushallë, se u dashka të shohim, nëse kemi apo jo, lëvizje mes partishë, e mes biznesesh, sepse pikërisht partitë dhe bizneset politike, janë shkaku i çmimeve katastrofale, andaj nëse qytetarët duan, ta ndihmojnë vetveten, duhet të veprojnë edhe ata vet me ide dhe masa konkrete duke filluar menjëherë me bojkotimin e marketeve të tilla.
Unë personalisht nuk e kuptojë Selatin Kaqanikun, pse deklaron, se duhet të presim deri më 9 shkurt, me bojkotimin e dyqaneve që kanë ngritur çmimet, dhe pse nuk u dashka ndërmarrë kjo iniciativë menjëherë, e të fillohet që sot, apo edhe nesër, me bojkotimin e tyre dhe veprimet tjera konkrete edhe në Kosovë, siç ka ndodhur në Slloveni, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë dhe ka arritur deri në Austri, bojkote që kanë dhënë edhe rezultat, apo edhe z. Selaniku pajtohet me rritjen politike të çmimeve në fushatë zgjedhore dhe bërjen politikë me çmime, pak ditë para votimeve, në kurriz të konsumatorëve?!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".