
Lexoni edhe:
Kosova duhet të formon lobët shqiptare në Amerikë dhe në Evropë
Shkruan: Gëzim Mekuli
Njohës i mediave dhe retorikës
LVV ka mundësi reale të formojë qeverinë me mbështetjen e pakicave jo-serbe. Kjo sepse Lista Serbe nuk është përfaqësuese e komunitetit serb në Kosovë, por një mjet diversant i Beogradit për të bllokuar funksionimin e Republikës.
Kosova duhet të formon lobët shqiptare në Amerikë dhe në EvropëLexoni edhe:
A mund të formojë Vetëvendosje qeverinë e re vetëm me pakicat, duke përjashtuar Listën Serbe?
G. Mekuli: Po, LVV ka mundësi reale të formojë qeverinë me mbështetjen e pakicave jo-serbe. Kjo sepse Lista Serbe nuk është përfaqësuese e komunitetit serb në Kosovë, por një mjet diversant i Beogradit për të bllokuar funksionimin e Republikës. Shantazhet politike, sabotimi i institucioneve dhe përkrahja e grupeve teroriste-kriminale, si ai i Milan Radoiçiqit, e dëshmojnë qartë këtë. Kjo parti me rrënjë në Beograd, mesa e di unë, akoma nuk ka kerkuar distancim nga nënkryetari i tyre Radoiçiq për veprimtarin e tij teroriste ndaj institucioneve legjitimi të Republikës së Kosoves.
A ka mundësi opozita të krijojë qeverinë?
G. Mekuli: Opozita nuk mund të formojë qeveri pa Listën Serbe, dhe nëse e bën këtë, do të shkatërrojë përfundimisht kredibilitetin e saj politik. Bashkëqeverisja me një strukturë të drejtuar nga Beogradi, ku Kosova sipas tyre është "pjesë e Serbisë", do të ishte gozhda e fundit në arkivolin e tyre politik. Populli i Kosovës nuk do ta pranojë një koalicion të tillë poshtërues; e që do të ishte edhe "një minë me sahat" në dorë të Beogradit; kjo alenacë me dreqin do ta kthente Kosovën në peng të interesave gjeopolitike serbe/ruse.
Çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e Kosovës?
G. Mekuli: Pra, Vetëvendosje mbetet opsioni i vetëm që garanton një qeverisje sovrane, pa ndikime destabilizuese nga Serbia. Me votat e diasporës dhe të pakicave tjera, LVV mund të sigurojë një mandat të plotë për të çuar përpara agjendën shtetformuese dhe për të ndalur pengmarrjen e Kosovës nga krimi dhe nga faktorë të jashtëm që nuk i duan të mirën Kosovës e as gjeoplitikës shqiptare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".