
Lexoni edhe:
Dialogu Kosovë-Serbi nuk kërcënon luftën Rusi-Ukrainë
Shkruan: ANALISTI-Idriz Zeqiraj
Partitë opozitare, më sakt, eksponentë, kuadro të PDK-së, i kanë kërkuar BE-së, të mos ia heqë sanksionet Kosovës, deri sa Albini është në pushtet, sepse ndikon në shtimin e votave! Partitë-banda të PAN-it, jo vetëm kanë kërkuar ndihmën e SHBA-së, për largimin e Kurtit nga pushteti, por kanë paguar edhe lobimin për këtë poshtërsi. Por, Amerika, me Statujën e Lirisë, simbol botëror i lirisë dhe të demokracisë, nuk besoj të ndikohet nga këta dështakë. Andaj, do të ishte nonsens i madh ndërhyrja amerikane, për të ndikuar përjashtimin e Kurtit nga pushteti, më sakt, për të shkelur vullnetin e shprehur nga gjysma e popullit të Kosovës dhe shumicës absolute të shqiptarëve botërorë.
Dialogu Kosovë-Serbi nuk kërcënon luftën Rusi-UkrainëLexoni edhe:
-Arsyeja e mbështetjes masive nga shqiptarët, është nga mosbesimi që kanë krijuar shqiptarët për opozitën e shantazhuar me dosje të krimeve faktike, e cila ka dëshmuar se në këmbim të lirisë së tyre individuale e grupore, njësoj siç bëri shefi i tyre Hashim Thaçi, duke kalkuluar me pagesën e lobimit, për ndarjen e Kosovës. Kjo është dëshmuar katërcipërisht si e vërtetë.
Pa asnjë mëdyshje, angazhimi i SHBA do ta realizonte formimin e një qeverie koalicioni, duke përjashtuar mundësinë e qëndrimit në pushtet të Albin Kurtit. Por, kjo nuk do të ishte aspak demokratike dhe do të lëndonte zemrat e shqiptarëve të kudondodhur, me përjashtim të mëkatarëve të PAN-it. Nga ana tjetër, kam bindjen se, me gjithë vërejtjet që kanë ndërkombëtarët, për veprimet në dukje të vrazhdëta, për shtrirjen e sovranitetit në veriun e Kosovës, megjithatë, kryeministri Albin Kurti duke qenë i pa shantazhuar dhe me integritetin e duhur, në heshtje e ka mirëkuptimin e mjaftueshëm, për të kryer disa punë, të cilat nuk i kanë bërë pararendësit e tij për dy dekada.
Duke i njohur mospajtimet polarizuese të Richard Grenellit ndaj Kurtit, shpërthimet e tij në Facebook, me kritika jo parimore, tendencioze dhe hiç diplomatike, sidomos në prag të zgjedhjeve, ai u vetëdemantua, duke cenuar personalitetin e tij, si diplomat dhe zyrtar amerikan. Dua të besoj se kjo ndërhyrje skandaloze e Grenellit, me thirrjen e hapur: "Mos e votoni Albin Kurtin", është personale. Megjithatë, duhet të ketë ndikuar, sado pak, me bindjen se rrjedh nga lart, nga qendra. Sidoqoftë, kjo na kujton atë shprehjen popullore: "Ra ky mort dhe u pamë!" Zyrtari amerikan, Grenell, i paguar dhe i dekoruar me -Flamurin e Serbisë-, pavarësisht se nga vjen, është "kartë e djegur", të paktën, për shqiptarët.
Është shqetësuese nëse Kurti pretendon dhe ngulmon të qeverisë edhe si pakicë, pa legjitimitetin e 60+1 deputetëve. Kurti që arriti të tubojë gjysmë milioni njerëz në Bulevardin dhe Sheshin Skënderbeu, më 19 shtator 2019, me slloganin kuptimplotë "Një njeri si nënshtrohet një populli", ndërkohë që presidenti Hashim Thaçi, në shoqërim të Bedri Hamzës, Rashit Qalës, Abelard Tahirit, shetiste me varkë në Liqenin e Ujmanit, nën përkujdesjen e rojeve të kryekriminelit Radoiçiq, nuk është lehtë tia grabisësh fitoren me kalkulime e koalicione paszgjedhore.
Ishte, pikërisht, kjo protestë, e para e kësaj përmase numerike, që largoi nga pushteti gardën e konsumuar e të diskridituar, "klubin e stërvjetëruar politik", të kryesuar nga "komandantët" pa ushtarë dhe pa asnjë betejë të fituar, të cilët, për një çerek-shekulli vazhdojnë të përballën me gjyqe e burgje, për të bëmat e tyre krimimnale, kryesisht vrasjen e kundërshtarëve politikë shqiptarë, si ushtarakët FARK-istë luftëbërës të Ibrahim Rugovës; kuadro dhe veprimtarë të LDK-së; gazetarë të shquar të luftës si dhe veprimtarët e hershëm të LPK-së, për të shmangur konkurrencën pushtetare të pritshme në Kosovën e lirë.
Amerika foli, të paktën, tre nga zyrtarët më të lartë të saj, bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit Trump, preferojnë një qeveri të qëndrueshme koalicioni. Dibranët kanë një urtësi: "Një mendje - asnjë mendje, dy mendje, gjysmë-mendje, tri mendje - një mendje". Prandaj, një koalicion, i bërë nga subjekte politike të pa kriminalizuara, siç janë Lëvizja Vetëvendosje dhe partia e pranuar si shtetformuese, Lidhja Demokratike e Kosovës, do të ishte zgjidhja e duhur, për shqiptarët e Kosovës dhe ata të përbotshëm. Është shqetësuese, madje kriminale, kur ende pa filluar punën Qeveria e re, bëhet fjalë për zgjedhje të reja, të parakoshme pas një viti. Sepse një pengesë ligjore, pamundëson bërjen e numrave të nevojshëm, ndërkohë që duhet menduar që zgjedhja e Presidentit/es, të bëhet e drejtpërdrejtë nga populli, për t`i shmangur pazaret e pista ploitike.
Kompozimi i qeverive me arnime, kur presidenti i vendit me kandidatin për kryeministër, bënin pazare të pista në mesnatë, në odat e çajit, për të blerë një deputet, në këmbim të një posti diplomatik, nuk janë zgjidhje, përkundër, janë turpërime me fund. Një ish-kandidat për kryeministër, fliste marrëzira, duke thënë se "populli na besoi neve, opozitës qeverisjen e vendit"!? Ndërkohë që partia e tij kishte fituar 22 %, ndërsa partia fituese faktike dyfishin e saj. "Kajtja e prishë burrin", - thotë urtësia.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".