
Kosovës, i duhet urgjentisht një 'skuadër' diplomatësh intelegjent, praktik dhe pragmatik!


Fadil Maloku
Shkruan: Prof.Dr Fadil Maloku
(Ose; Pa një diplomaci efektive, Kosova ka me pasë vështirë t’i realizoj objektivat kombëtare e shtetërore, madje edhe t’i “mirëmbaj” ato...)
I.
Esenca e interesave të Amerikës së sotme midis tjerash është edhe ruajtja apo krijimi i sigurisë për arteriet globale energjetike. Pra prania e saj, natyrisht në cilësinë e lidershipit të ri ekonomik i cili në situata tensionesh globale e kontinentale të mbetet ajo "adresa" e parë e kontaktit për ruajtjen e mëtejme supremacionit të petrodollarit në mënyrë që ai mos të pësoj dedolarizim. Por çka nënkupton ky rrugëtim i ri për botën tjetër? Në fakt, mbi këto baza skena globale do marr një pamje krejtësisht tjetër fare, në kuptimin që ajo do duket me përplot diversitete e laramani; sociale, ekonomike, politike, ushtarake e kulturore. Natyrisht, një "road map" e tillë do kërkojë një "udhërrëfyes" të ri (por, jo global siç ishte deri më tani me Amerikën lidere) në mënyrë që të mënjanohen kacafytjet dhe konfrontimet e reja eventuale dhe të sigurohet bashkëpunimi për proceset dhe zhvillimet e reja globale në horizont. Qasja e tillë nënkupton një afirmim i "orës" së sferës së një diplomacie shumë tjetër fare dhe dukshëm më aktive, më energjike dhe më dinamike. Por, shtrohet pyetja fondamentale; me kënd duhet të bisedoj Amerika, kur ajo ende po insiston ta "mirëmbaj"" dhe ta ruaj me xhelozi fanatike supremacionin e pesë (sipas teorisë së Zbignjev Brzezinskit) sferave; sociale (jo edhe aq)politike (deri diku), ekonomike (gjithqysh), kulturore (jo domosdoshmërisht) e sidomos ushtarake, në botë? Natyrisht, kjo addministratë, këte objektiv dëshiron ta arrijë me metoda dhe një "frymë" jo edhe aq diplomatike, sa biznisore. Pra, tipike atipike!
II.
Kordonët e diplomatëve amerikan, në periudhën e globalistëve, nuk ishin akter kreativ i së mundshmes në proceset globale. Ata shumë më shumë ishin vetëm altoparlant ose "zëdhënës" të vendimeve që merreshin në zyrat e errëta të DASH-it. Ku detyrë primare, ky profil diplomatësh e kishin ekskluzivisht për çuarjen e mesazheve të stilit "take or leave" (merre ose lëre). Ku sintagma "lëre", është nënkuptuar përherë si reperkusion, kercenim po edhe si pasojë për ata që nuk e kishin funksionalizuar deri në fund pjesën e parë "merre". Ka përplot raste nëpër botë, e ne në Kosovë jemi dëshmia më e mirë për ta ilustruar këtë profil te ish diplomacisë globaliste. Do theksuar se "pesha specifike" e diplomacisë, sidomos pas luftës së parë botërore ka nënkuptuar marrjen e saj me kryesisht çështjet që kishin të bënin më shumë me temat e sigurisë që për imperativ e kishin ruajtjen e balancave dhe shmangien e tensionimeve eventuale midis "dinozaurëve" kontinental. Mirëpo, pas luftës së dytë botërore, diplomatët dhe mediat sociale perëndimore pushuan të merren me problematikën e interesave të rivalëve të tyre politik dhe ideologjik. Dhe pikërisht ky lloj "shkurorëzimi" nga një qasje e tillë, bëri që Amerika me aleatët e saj ta fus në luftë Ukrainën që tani po e identifikon madje edhe si agresore?! E njëjta logjike "territor për paqe", sikurse me rastin e Ukrainës, sipas gjitha gjasave do e pres edhe Kosovën. Ku sërish evropianët do neglizhohen në vendimmarrjen eventuale që do "gatuhet" (ashtu siç kanë bërë gjithmonë historikisht!) nga ana e administratës aktuale amerikane. Zaten, duket që themelet për një zgjidhje të tillë ("ndarje për njohje”) të dhimbshme pa dyshim për ne i ka hedhur qysh moti lobisti aktiv i Serbisë Richard Grenell. Problemi i vetëm mbetet; se cili nga subjektet kosovare do e shprehë gatishmërinë më të madhe për këtë koncesion... historik!
III.
Mirëpo, akti dhe fakti që ka rezerva, jo gatishmëri madje edhe hezitim e ndrojtje të theksuara te subjektet tona politike, fletë shumë për barrën dhe përgjegjësinë e madhe që e kanë ato. Në përvojën katërvjeqare, kemi mësuar se sektori i Ministrisë së Jashmte të Kosovës, ishte ajo "thembra e Akilit" që ka më së shumti nevojë për ndryshime rrenjësore, si në staf, ashtu edhe dinamika e objektiva strategjike që kanë të bëjnë me interesat (afatshkurtëra, afatmesme, e afatgjata) e shteti dhe kombit. Ky objektiv, që duhet pa asnjë dyshim të hartohet (nga ekspertët e narrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomatët e karrierës) me shpejtësi drite dhe në përputhje të plotë më zhvillimet dhe proceset aktuale globale në horizont. Për Kosovën, leksioni i Ukrainës (po mos ta harrojmë as Avganistanin (ku pas dy dekadave dhe investineve marramendëse, për ta "eksportuar" demokracinë, Amerika u tërhoq) e as Sirinë (që ishte një ambient solid për t'i demonstruat interesat e vete gjeopolitike, Amerika sërish u tërhoq!) pa asnjë mëdyshje duhet të shërbejë si një pretekst "alarmues", se broçkullat e derisotme se"na mbronë Amerika" , " sa ta kemi Bonstillin, ska shans me na sulmu Serbia", etj.etj. janë idioma të tejkaluara me ardhjen e Donalt Trump, në krye të Amerikes. Kosova, po edhe Shqipëria duhet të fillojnë të ndajnë shumë më shumë mjete vetëmbrojtëse ushtarake dhe të forcojnë pa hamendje raportet me NATO-n. Poashtu, duhet ruajtur dhe siguruar me xhelozi të madhe mbështetjen e BE-ne. Për arsye se si me gjeografi ashtu edhe me histori i përkasim arealit evropërëndimor. Mirëpo, nëse interesat evropiane fillojnë të bunkerizohen në areolen e sovraniteteve westvaliane, atëherë, ne jemi të detyruar ta kërkojmë ëmbrellën e sigurisë sonë kombëtare gjetiu… e partnerë më ideal unë nuk shoh se Turqinë dhe Gjermaninë. Ndryshe, nuk guxojmë t'i lejojmë vetës luksin e vetëmjaftueshmërisë dhe të shndërrohemi në "gjah" potencial për armiqët shekullor. Të cilët fare nuk e fshehin ambicien e tyre të rikthimit në"djepin e serbizimit" të shtetësisë së tyre mitike. Pra, Kosovën mund ta shpëtoj nga këto dilema hipotetike (po me gjasë edhe reale!) dhe nga ky udhëkryq historik, vetëm një diplomaci aktive, pragmatike e praktike. Ne nuk guxojmë assesi sfidën "ndarje për njohje” ta lëmë në "dorë" të një subjekti, e aq më pak të një personi të vetëm!
Ndryshe, do na mallkoj historia...!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".