Aziri: Drejtësia ka për qëllim, për ta njollos figurën e Kurtit

Aziri: Drejtësia ka për qëllim, për ta njollos figurën e Kurtit
Aziri: Drejtësia ka për qëllim, për ta njollos figurën e Kurtit

Arsim Aziri

  • 07 March 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

Insistimi i prokurorisë për dëshmi nga kreu i qeverisë po shihet paksa tendencioz, për të mos thënë konkretisht i nisur politikisht. Vendi dihet se akoma gjendet nën kthetrat korruptive, anipse ka ndodhur ndryshimi në mënyrën e qeverisjes. Por, çka shihet paradoksale në krejt misionin e sistemit të drejtësisë, është anashkalimi enorm që iu bëhet dukurive negative.

 

-Pse sistemi i drejtësisë në vend nuk mbanë vëmendje për misionin medial karshi kryeministrit të Kosovës, si dhe pse deklarimi i kreut të AAK-së nuk hulumtohet dhe merret parasysh për kreun e Vetëvendosjes? Pse, për gjithçka që ndodh në vendin tonë, pothuajse prokuroria jonë nuk vepron? Pse i gjithë ky pasivitet dhe pse një vëmendje enorme mbi këtë subjekt, Lëvizjen Vetëvendosje!?

Kjo linjë përndjekjeje ndaj këtij subjekti tregon se ka indicie politike, duke u përpjekur ta njollos figurën e pastër të Albin Kurtit. Vendi ynë është në mungesë të një mirëqenjeje më të lartë të sistemit të drejtësisë, e cila, po të ishte funksionale, nuk do të kishte lënë të trashej kaq shumë masa korruptive.

Një pasivitet i këtillë, siç e përcjellë sistemi prokurorial në Kosovë, tregon qartë se mirëfunksionimi i këtij sistemi është në dobi të dikujt, e kujt më shumë se politikave të kaluara, të cilat kanë arritur ta zvetënojnë publikën për interesa klanore individuale. Kjo gjendje, duke qenë duale – e afërt me të kaluarën dhe në "armiqësi" me politikën e tanishme – normalisht që ngjallë pakënaqësi dhe injorancë nga qytetarët tanë! Mbi këtë bazë, sikur e arsyetoj injorimin e kreut të qeverisë në raport me sistemin prokurorial!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".