Amerika nuk do t’i plotësojë dëshirat Rusisë

Amerika nuk do t’i plotësojë dëshirat Rusisë
Amerika nuk do t’i plotësojë dëshirat Rusisë

Nue Oroshi

  • 07 March 2025 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Bisedimet Amerikano-Ruse në Riad mendoj se, në rend të parë, kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje për Ukrainën, ku do të ndalë lufta disa vjeçare. Por është e mundshme që të bëhen edhe biseda të tjera, sa i përket çështjeve politike dhe ushtarake. Unë mendoj se Amerika nuk do t’i lëshojë pe Rusisë dhe nuk do t’i plotësojë dëshirat që ajo ka. Por në politikë, çdo gjë është e mundur.

 

-Shpeshherë, ne shqiptarët, në periudha të ndryshme historike, nuk kemi qenë si duhet të orientuar politikisht dhe fatkeqësisht nuk jemi as sot të orientuar si duhet. Ka një frymë të madhe anti-amerikane, e cila ka vite që është duke ardhur nga rrymat politike pro-ruse, pro-serbe dhe pro-aziatike në trojet shqiptare. Këto rryma politike janë një sëmundje kancerogjene dhe janë një kthim mbrapa, tashmë 80 vjet më parë.

Fatkeqësia është se nipat dhe djemtë e atyre që e sollën politikën ruse dhe serbe në trojet shqiptare në vitin 1945, janë ende në funksione politike dhe në krye të shtetëve shqiptare. Po ashtu, është shumë interesante të thuhet haptas se familjet atdhetare dhe nacionaliste në të gjitha trojet shqiptare nuk kanë marrë hapësirë për veprim dhe, në një mënyrë apo tjetër, janë bllokuar politikisht që të ecin përpara intelektualët që rrjedhin nga këto familje atdhetare shqiptare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".