Serbia do të mbetet ruse dhe kineze

Serbia do të mbetet ruse dhe kineze
Serbia do të mbetet ruse dhe kineze

Blerim Burjani

  • 13 March 2025 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Serbia po e sfidon hapur Marrëveshjen e Ohrit për arsye se asnjëherë nuk e ka dashur një marrëveshje të tillë, nuk e ka pranuar hapur, e ka dashur Asociacionin por asgjë tjetër. S’ka pasur kurrgjë prej një marrëveshjeje të tillë që i intereson, e Kosova fare nuk i ka interesuar e as interesat e saj.

 

- Përgjegjësi për këtë ka BE-ja dhe SHBA-ja, të cilat e kanë trimëruar Serbinë, i kanë besuar se do të ndryshojë, dhe në fund ka dalë se Serbia është e njëjta si në vitin 1999. Tentativa për ta bërë Serbinë për vete dhe për ta larguar nga ndikimi rus i ka kushtuar shumë politikisht aleatëve tanë.

Edhe një herë u konfirmua se Serbia nuk do të jetë evropiane apo amerikane, por do të mbetet ruse dhe kineze. Le të testojnë me çfarë të duan – me investime, me përkrahje – përsëri njësoj do të mbetet. Janë bërë gabime të mëdha me mbajtjen anë ndaj Serbisë, një humbje kohe. Kjo tash mbetet kështu siç është dhe për një kohë të gjatë. Besoj se as Trump nuk do ta ndryshojë qasjen ndaj Serbisë. Nuk ka asgjë nga ajo marrëveshje që askujt nuk i ka vyer, as Kosovës e as Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".