Nuk është e drejtë që anëtarësimi i Kosovës në KE të mbetet peng

Nuk është e drejtë që anëtarësimi i Kosovës në KE të mbetet peng
Nuk është e drejtë që anëtarësimi i Kosovës në KE të mbetet peng

Nue Oroshi

  • 15 March 2025 - 08:19

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Republika e Kosovës është në rrugën e shtetndërtimit të saj. Natyrisht, kërkesa për të pasur statusin special të mysafirit në Këshillin e Evropës është një hap i duhur. Megjithatë, ky hap nuk është i mjaftueshëm, pasi duhet të gjenden mundësitë që Kosova të ketë anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës dhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

 

-Në fund të fundit, janë vetëm pesë shtete të BE-së që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Këto pesë shtete nuk përbëjnë as 20% të popullsisë së Evropës. Prandaj, nuk është e drejtë që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të mbetet peng i problemeve të brendshme politike që kanë këto pesë shtete, siç është rasti i Spanjës, e cila përballet me çështje të brendshme politike, apo Greqisë, e cila ndjek një politikë kundër shqiptarëve. Po ashtu, Rumania dhe Sllovakia, në shumicën e rasteve, ndjekin një politikë më shumë pro-ruse sesa një politikë evropiane.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".