
Lexoni edhe:
Nuk është e drejtë që anëtarësimi i Kosovës në KE të mbetet peng
Shkruan: ANALISTI-Florim Zeqa
Vizita e Sekretarit të NATO-s, Mark Rutte, në Kosovë dhe angazhimet e tij rreth çështjes së zgjidhjes së problemeve në Ballkan janë të një rëndësie të veçantë. Kjo, për shkak se ky angazhim po ndodh në kohën e vakumit legjislativ në Kosovë pas procesit zgjedhor, si dhe të krizës së thellë politike dhe protestave mbarëpopullore në Serbi, të cilat kanë lëkundur pushtetin autoritar të Aleksandër Vuçiqit.
Nuk është e drejtë që anëtarësimi i Kosovës në KE të mbetet pengLexoni edhe:
-Vizita e Sekretarit të NATO-s, Mark Rutte, ka të bëjë më shumë me analizimin e situatës momentale sesa me veprime konkrete, për shkak të paqartësive politike në Kosovë dhe Serbi. Kjo, pasi nuk dihet nëse pas një muaji situata do të mbetet e njëjtë në Serbi me Vuçiqin në krye të shtetit dhe në Kosovë me Albin Kurtin kryeministër.
Në deklaratën e tij, Rutte tha: “Do të shohim si do të formohet qeveria e re”, duke e bërë të qartë se nuk do të ketë ndërhyrje, por do të pritet zhvillimi i mëtejshëm i situatës në rajonin e Ballkanit, pasi ndryshimet po ndodhin me shpejtësi në mbarë rajonin.
Për këtë arsye, Rutte po mban një komunikim intensiv me liderët në Kosovës, Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Serbisë, me qëllim uljen e tensioneve ndëretnike.
Andaj, komunikimet intensive të Sekretarit të NATO-s, Mark Rutte, me liderët e Kosovës dhe Serbisë do të ndikojnë në zgjidhjen e tensioneve rajonale, por jo edhe në formimin e qeverisë së re në Kosovë, pasi amerikanët vlerësojnë se formimi i qeverisë së re është në domenin e subjekteve politike vendore.
Shpallja e rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja do të qartësojë edhe më tepër mundësitë e formimit të qeverisë së re në përputhje me vullnetin e qytetarëve.
Megjithatë, ka mundësi që angazhimi i NATO-s dhe komunikimet intensive me liderët e rajonit të jenë një mënyrë për të ushtruar presion mbi liderët politikë të Kosovës dhe Serbisë, për të marrë hapa më të shpejtë në drejtim të zgjidhjes së çështjeve të pazgjidhura mes dy vendeve dhe popujve.
Duke pasur parasysh praninë e fuqishme të NATO-s, Kosova duket se ka më shumë mundësi për t’u integruar në struktura ndërkombëtare si anëtare e NATO-s dhe BE-së, nëse situata politike dhe ekonomike vazhdon të përmirësohet në muajt dhe vitet në vijim.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".