
Lexoni edhe:
Antarësimi i Kosovës në strukturat e NATO-s do t’i jepte një goditje të fortë planeve pansllaviste
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Marrëveshja trepalëshe Kosovë-Kroaci-Shqipëri për Kosovën ka rëndësi shumë të madhe. Kjo marrëveshje pritet që t’i ndihmojë shumë Kosovës. Përveç fuqizimit të subjektivitetit si shtet i pavarur, Kosova pritet të fuqizohet edhe në fushën e sigurisë. Marrëveshja ka dy komponente kryesore: lufta hibride dhe trajnimet ushtarake. Lufta hibride kundër Kosovës është e fuqishme, një luftë që kryhet nga rrjetet e fshehta serbo-ruse brenda Kosovës, por edhe nga fuqitë e tjera jo-miqësore me Kosovën.
-Ushtria e Kosovës është në proces të formimit. Aktualisht ka një program 10-vjeçar të përgatitjes nën mbikëqyrjen e NATO-s. Megjithatë, zhvillimet e vrullshme kërkojnë dinamikë më të shpejtë të ngritjes profesionale ushtarake. Kjo nevojë për dinamikë të rritur do të mundësohet nga ofrimi i përvojave nga dy vende të NATO-s, Kroacia dhe Shqipëria.
Disa mund të kenë dilema rreth raporteve që kjo marrëveshje mund t’i krijojë Kosovës në lidhje me integrimin në BE dhe anëtarësimin në NATO. Kjo marrëveshje do të rrisë nivelin e sigurisë së Kosovës, dhe në këtë mënyrë do të jetë më e përgatitur për t’u integruar në BE. Niveli i sigurisë është një nga kushtet për t’u integruar në BE. Edhe për anëtarësimin në NATO, kjo marrëveshje do t’i ndihmojë shumë Kosovës. Ushtria e Kosovës, nga vetë NATO, ka qenë dhe është duke u përgatitur që të ndërtohet në një ushtri me kapacitete të plota sipas standardeve të NATO-s. Edhe fuqizimi i rritur nga kjo marrëveshje do të organizohet nga dy vende të NATO-s. Kjo ngritje do të realizohet nga këto vende në përputhje me standardet e NATO-s, pasi vetë ato janë të përgatitura me këto standarde.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".