
Lexoni edhe:
Lufta hibride kundër Kosovës e organizuar nga rrjetet e fshehta serbo-ruse është e fuqishme
Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi
Unë mendoj se NATO-ja direkt apo tërthorazi e ka pranuar marrëveshjen mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Nëse përfshihet direkt apo vetëm me një aprovimin se "unë jam me ju dhe ju ecni përpara", edhe kjo mjafton. Në aspektet politike, diplomatike dhe ushtarake, shpesh nuk bëhen marrëveshje me shkrim.
-Shpesh mjafton që të jepen shenja pozitive dhe punët të fillojnë të ecin përpara. Në një fjalë, kjo marrëveshje nuk është arritur pa dhënien e një shenje nga NATO-ja. Dhe tani, NATO-ja është një fuqi e madhe ushtarake, dhe nuk do të thotë se të gjithë mendojnë njëzëri si në koret e këngëve. Ndonjëri mund të ketë ndonjë mendim ndryshe, por kjo nuk do ta dëmtojë këtë marrëveshje.
Kryesore është që këto tri shtete janë aleate të NATO-s dhe do të bashkëpunojnë ngushtë për t'u mbrojtur nga rreziqet që mund t'u ndodhin atyre në Evropën Juglindore. Unë mendoj se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia duhet të bëjnë më tepër për forcimin e ushtrive të tyre dhe të gjejnë mundësi për një bashkëpunim të ngushtë, që këto tri ushtri të jenë shumë mirë të përgatitura në aspektin profesional, për t'u mbrojtur nga rreziqet e ndryshme.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".