Tri gjërat më të tmerrshme, që kanë ndodhur ndonjëherë në “Craigslist” (Foto)
“Craigslist” është një uebsajt shumë i dobishëm, meqë aty mund të gjesh thuajse çdo gjë që dëshiron. Por, deri më tani në lidhje me këtë uebsajt janë bërë 86 vrasje. Ja disa prej tyre
Gruas i nxirret fëmija nga barku
Michelle Wilkins, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënësisë, ishte lajmëruar në një shpallje në “Craigslist” për rroba foshnjash, më 18 mars të vitit 2015. Takimi filloi krejt pa sherr, por kur shitësja, një ish-ndihmëse e infermierit, Dynel Lane, kërkoi nga Wilkins që të shkonin lart, për t’i parë rrobat e foshnjës që i kishte në shitje, ajo e sulmoi blerësen me copa qelqi. Më pas ia hapi barkun, ia mori foshnjën, derisa atë e la që të gjakderdhte në bodrum. Wilkins ia doli që ta mbyllte derën, në mënyrë që të mos lëndohej më shumë nga Lane psikopate. Kjo e fundit, bashkë me burrin e saj dhe me beben, e cila kishte vdekur menjëherë, shkuan në spital, duke thënë se ajo kishte abortuar. Për fat të mirë, Wilkins më pas u gjet në bodrum nga policia. Ajo i mbijetoi sulmit, por bebja e saj jo.
Vrasjet e kryera nga psikopati
Në korrik të vitit 2014, një shtatzënë 18-vjeçare, Brooke Slocum dhe i dashuri i saj, Charles Oppenneer, ranë në kontakt me Brady Oestrike-n, pasi që ishin përgjigjur në një shpallje në “Craigslist”. Në vend se të takoheshin në park, sikur që ishte marrëveshja, Oestrike i kishte dërguar çiftin në shtëpinë e tij. Detajet e sakta nuk dihen, por policia mendon se Oestrike e kishte mbajtur Slocumin peng për 5 ditë në shtëpinë e tij në Uajoming, para se ta ngufaste. Policia po ashtu gjeti edhe trupin e të dashurit të saj, Oppenneer, me kokën e hequr, në një park aty afër. Thuhet se koka e tij ende nuk është gjetur. Pasi që policia filloi të dyshonte te Oestrike, ky i fundit ia nisi arratisë, ku edhe bëri vetëvrasje. Edhe pse motivet e sakta të këtyre vrasjeve mund të mos merren vesh kurrë, në shtëpinë e Oestrikes hetuesit gjetën shumë armë, lodra seksuale, pranga, etj.
Satanisti vret një njeri veç për qejf
Në nëntor të vitit 2013, një inxhinier 42-vjeçar, Troy LaFerrara, u lajmërua në një shpallje të publikuar në “Craigslist”, ku thuhej “Kërkoj shoqëri”. Laferrara-s iu tha që të takohej me vajzën e quajtur Miranda Barbour në një parking në Pensilvani. Laferra nuk e dinte se adoleshentja që e priste ishte adhuruese e shejtanit, apo sataniste, e vetëshpallur “Dexter”. Kur Laferrara hyri në veturë, Miranda Barbour dhe burri i saj, Elytte Barbour, që ishin të fshehur nën një qebe, dolën jashtë dhe ia vunë LaFerraras një lak në fyt, derisa Miranda e shpoi 20 herë në veturën e tyre, “Honda CRV”. Çifti më pas e fshehën kufomën, blenë preparate pastrimi për ta hequr gjakun nga vetura dhe dolën në darkë. Trupi i LaFerraras u zbulua të nesërmen. Ajo që tmerron më së shumti, është pohimi i Miranda Barbour-it, e cila përpos që pranoi këtë vrasje, tha se deri më tani, gjatë gjashtë viteve, kishte vrarë 22 njerëz, për shkak të bindjeve të saj, të kultit të satanizmit. Këto pohime janë duke u hetuar, sikur që hetohet edhe vdekja misterioze e burrit të parë të Barbourit.
(Kosova Sot)