Njeriu shpëton beben që bie nga ballkoni - dy herë
Herën e parë, në vitin 1937, një nënë mbante fëmijën ngrykë dhe shikonte nga dritarja e një ndërtese katërkatëshe në Detroit, kur bebja i ra nga dora. Për fat, në rrugë, poshtë, gjendej njeriu me emrin Joseph. Ai ishte pastrues rrugësh dhe, në atë çast, bebja i ra në kokë dhe sup. Ia doli që ta kapte. Bebja mbijetoi, e ai u lëndua lehtazi, trasmeton gazeta Kosova Sot
Një vit më vonë, nëna e bebes dy vjeçare, David Thomas, kishte qenë e pakujdesshme dhe Davidi ra nga dritarja. Edhe kësaj here, Joseph ishte në kohën e duhur, në vendin e duhur, duke pastruar rrugën poshtë. Mbijetuan edhe ai e edhe bebja. Sa kishte gjasa që ai të gjendej në vendin e duhur, në kohën e duhur, për dy vite me radhë? Po ashtu, sa ishin gjasat që dy nëna të ishin aq të pandërgjegjshme, që fëmijët t'iu binin nga dritarja?
(Kosova Sot)