Si u shpëtua bebja, falë thirrjes për ndihmë nga e ëma, tanimë e vdekur?!
Katër policë të dielën kanë gjetur një automobil, i cili kishte rënë në lum dhe e shpëtuan vogëlushen Lily Groesbeck. Ata kishin ndjekur një zë gruaje, i cili i kishte çuar deri te vetura. Ekzistonte vetëm një e dhënë e pabesueshme – pasi që arritën te vetura, vetëm vajza kishin mbetur ende gjallë, e trupi i pajetë i nënës së saj ishte afër saj. Nga ndeshja kishte kaluar 14 orë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Lili, e cila ka vetëm 18 muaj, ka shpëtuar për mrekulli. Nëna e saj. Lynn Groesbeck, kishte vdekur orë më parë, pasi e kishte humbur kontrollin ndaj veturës, duke e bërë të pamundur që policët ta kishin dëgjuar zërin e saj.
Automobili në të cilin gjendej vajza, ishte pjesërisht i fundosur në lum, në të cilin uji ishte i akullt gjatë natës, ku uji hynte dhe dilte nëpër dritaret e thyera të veturës, duke kaluar afër kokës së vogëlushes. Pra, del se foshnjën e shpëtuan policët, falë thirrjes së nënës së saj të vdekur?!
(Kosova Sot)