Një rast interesant i magjisë së zezë
Si ia largoi një njeri i panjohur mallkimin bebes, e cila sa nuk kishte vdekur nga temperatura e lartë
Ky incident, të cilin e tregon një grua që nuk pranon të identifikohet, ka ndodhur në Xhonstaun, Pensilvani, në vitin 1929, kur gjyshja e kësaj plake ishte bebe. Kjo bebe kishte pasur temperaturë të lartë dhe, pa marrë parasysh se çka bënin, asaj nuk i binte temperatura.
Një natë u dëgjua një e trokitur në derë. Më pas, brenda hyri një njeri, i cili iu tha anëtarëve të asaj familjeje se beben e kishte mallkuar dikush, një anëtar tjetër i familjes, i cili ishte tepër xheloz në të.
Kushti për largimin e magjisë
Njeriu më pas vazhdoi duke thënë se ai mund t’ia largonte bebes temperaturën dhe mallkimin, por nëse do ta bënte një gjë të tillë, atëherë shtriga, e cila e kishte shkaktuar mallkimin e bebes, do të vdiste.
Familjarët e kishin të vështirë ta besonin këtë ngjarje dhe nuk njihnin asnjë shtrigë, por meqë bebes nuk i kalonte se nuk i kalonte temperatura, pranuan ofertën e njeriut të panjohur. I panjohuri u lut afër bebes gjatë tërë natës dhe, herë-herë, dukej sikur kishte rënë në njëfarë transi.
Të nesërmen bebja ishte shëndosh si molla dhe mallkimi ishte larguar. Familjarët tepër të gëzuar filluan që ta falënderonin njeriun e panjohur, i cili para se të largohej, iu tha disa fjalë me të vërtetë rrëqethëse: "Tani, një anëtar i familjes suaj ka vdekur”.
Njeriu mbeti i panjohur
Familjarët nuk e dinin se kush ishte ky njeri dhe ata nuk e panë atë kurrë më, por ndiheshin shumë më mirë pasi që bebja ishte mirë, kështu që halla e bebes shkoi në familjen e gjerë, për t’ua kumtuar lajmin e mirë. Por, ajo mbeti e tmerruar pasi që hyri në shtëpinë e prindërve të saj. Motra nga njerka e bebes që kishte temperaturë shihej e varur në llambadar.
Ajo ishte anëtari i vetëm i familjes që vdiq, prandaj familjarëve nuk iu mbeti asgjë tjetër, pos që të supozonin se ajo kishte qenë shtriga, e cila i kishte bërë magji bebes së vogël.
Edhe ashtu, motra e bebes nga njerka ishte tepër xheloze ndaj bebes së vogël. Ajo ishte mësuar që të ishte fëmija i vetëm për shumë vite me radhë, meqë fëmijët më të rritur ishin larguar nga shtëpia. E, më pas, pasi që kishte lindur bebja, ajo kishte filluar që të mbyllej në dhomë, duke mos u kujdesur për higjienën e vet.
Nëna e vajzës kishte filluar të dyshonte që e bija praktikonte magjinë e zezë, por nuk kishte dashur që t’i shqetësonte të tjerët, prandaj e kishte mbajtur sekretin për vetvete.
Po ashtu, njeriu i panjohur, i cili e largoi mallkimin nuk ishte prift, apo ndonjë njeri tjetër fetar, edhe pse kurrë më as nuk e kishin parë, e as nuk kishin dëgjuar për të.
(Kosova Sot)