Zbulimi befasues: Njerëzit jetojnë shtatë jetë
Shumë herë njerëzit ankohen se kanë lindur në kohën ose epokën e gabuar ose dhe në vendin e gabuar. Pse ndodh kjo? Ka shumë shpjegime dhe shumë njerëz besojnë se ne jetojmë në këtë planet më shumë se një herë.
Pjesa më ngacmuese është se nuk kemi asnjë kujtim nga jetët e mëparshme, por thjesht kemi ndjesinë sikur kemi qenë në një periudhë më të hershme.
Por nëse ju themi se sipas këtij kërkimi, janë shtatë jetë të cilat i keni të destinuara t’i jetoni. Do dëshironit ta dini se çfarë jete jeni duke jetuar tani? Atëherë keni mundësinë për ta zbuluar.
Lexoni këto shtatë përshkrime dhe zbuloni se cilës jetë i afroheni më shumë, dhe në atë jetë jeni:
Jeta e parë (bebja):
Ju jeni thjesht një bebe në këtë botë, kjo është madje hera juaj e parë që jeni në këtë botë. Prandaj çdo gjë që ju rrethon ju duket kaq e vështirë dhe sfiduese për ju, nuk dini absolutisht asgjë dhe jeta është shumë e vështirë ndaj jush.
Jeta e dytë (student):
Kjo jetë është më interesante. Është ardhja juaj e dytë në këtë botë. Jeni të mahnitur nga gjithçka dhe çdo gjë që ju rrethon. Çdo gjë që e bëni, e bëni për të kuptuar botën më mirë. E shpenzoni gjithmonë kohën për të mësuar diçka të re, për ta kuptuar botën më thellësisht. Konsiderojeni këtë jetë një hap që duhet kaluar për diçka më të mirë.
Jeta e tretë (aventurier):
Tani që e dini se çfarë të prisni nga jeta është koha për të eksploruar. Por kësaj rradhe ju doni të eksploroni gjithë botën rreth jush, vendet e reja janë si magnet për ju, qëndrimi në një vend të caktuar nuk është absolutisht për ju. Kaq shumë gjëra për të parë dhe për të përjetuar dhe kaq pak kohë…
Jeta e katërt (dashuria):
Jeta juaj e katërt do të thotë se deri më tani keni përjetuar dhe eksploruar gjithçka që keni dashur dhe tani është koha të gjeni një vend tuajin dhe të qetësoheni, si dhe të gjeni dashurinë tuaj të vërtetë. Nëse gjatë gjithë kohës mendoni për të gjetur dashurinë e vërtetë- atëherë kjo është, jeni në jetën e katërt. Me siguri, do keni sukses dhe sapo ta gjeni partnerin tuaj do jetë përgjithmonë!
Jeta e pestë (marrësi):
Kjo është jeta që do ju sjell sukses dhe famë, dhe ju e dini shumë mirë këtë gjë. Çdo gjë që bëni, ju e dini që ka për të funksionuar. Nëse ndiheni në këtë mënyrë, atëherë kjo është jeta në të cilën ju momentalisht ndodheni.
Jeta e gjashtë (dhënësi):
Kjo është koha kur ju ktheni të gjitha nderet. Jeta juaj e gjashtë është tërësisht e përkushtuar për të ndihmuar të tjerët, dhe kjo me siguri është një nga gjërat tuaja të preferuara. Prandaj nëse e gjeni veten duke menduar sesi të ndihmoni të tjerët- atëherë kjo është hera e gjashtë, në të cilën ndodheni në këtë botë!
Jeta e shtatë (transhedenca):
Jeta e shtatë është e fundit, por ky fakt nuk ju mërzit, ajo çfarë ju doni është një njohje më e madhe që pret për ju diku përtej. Nëse çdo gjë që ndodh rreth jush nuk ka kuptim dhe mendoni se këto janë humbje kohe- jeni më në fund gati për një jetë të përtejme.
(Kosova Sot)