Pesë fantazmat reale më të rrezikshme - Planeti X - Kosova Sot
Pesë fantazmat reale më të rrezikshme

Pesë fantazmat reale më të rrezikshme

Duke i lexuar këto pesë raste të pushtimit real nga djajtë, mendoni se çka do të bënit sikur të ballafaqoheshit me ndonjë fantazmë,raporton Gazeta Kosova Sot

1. CHLOE SKLLAVJA Në plantacionet "Myrtles" në Luiziana ka pasur shumë skllevër, duke përfshirë edhe një vajzë të re, të quajtur Chloe, e cila thuhet se ishte e dhënë pas përgjimeve, ku në shenjë ndëshkimi edhe ia kishin prerë njërin vesh. Legjenda thotë se Chloe kishte bërë një hakmarrje të tmerrshme, duke bërë një tortë helmuese, duke dënuar kështu tërë familjen e pronarit të saj me një vdekje të ngadalshme. Ajo iku, por më pas u zu dhe u var. Tani shpirti i saj shihet duke bredhur në vendin e varjes së saj.
 

2. FANTAZMA E "CLIFTON HALL"-IT Vila "Clifton Hall" ju ofron një shpërblim shtesë nëse shkoni aty - një përndjekje të garantuar nga fantazma. Pronari Anwar Rashid ka raportuar fenomene bizare pasi që ai, bashkë me familjen, u vendos në këtë ndërtesë luksoze, duke përfshirë edhe një fantazmë që troket në derë dhe thërret: "Hej, a ka njeri në shtëpi"? Më pas, anëtarët e kësaj familjeje kanë parë fantazmën e një gruaje, si dhe kanë dëgjuar të qarit e një foshnje. Pasi që qëndruan vetëm 8 muaj, familja Rashid u largua nga kjo pronë.

3. PRESIDENTI FANTAZMË Njerëzit thonë se Abraham Lincoln kishte një paralajmërim para se të vritej: ai kishte ëndërruar se ishte duke marrë pjesë në funeralin e vet në Shtëpinë e bardhë. Për fat të keq, ai nuk e mori seriozisht këtë ëndërr, gjë që do të mund t'i kishte ndihmuar ta evitonte vdekjen. Disa vizitorë të Shtëpisë së Bardhë thonë ta kenë parë fantazmën e Lincoln-it, por se ajo (ai) kishte pasur qëndrim miqësor ndaj vizitorëve. Ndër personat që e kanë parë këtë fantazmë ishte edhe kryeministri britanik, Winston Churchill.

4. SHPIRTI I KATE MORGAN-IT Hoteli i bukur viktorian në Koloradon me diell nuk duket si një vend, i cili do të mund të ishte i pushtuar nga shpirtrat, por legjenda lokale thotë se aty shihet shpirti i Kate Morgan-it, e cila kishte qëndruar aty një natë fatale të vitit 1892. Morgan filloi të ndihej keq (mendohet se ajo kishte marrë kininë, me qëllim të abortimit të një shtatzënësie të padëshirueshme) dhe shpejt u gjet e vdekur, me një plumb në tëmth. Vdekja ishte vlerësuar si vetëvrasje. Sido që të jetë, që nga ajo kohë vazhdimisht është ndier prezenca e shpirtit të saj në këtë hotel.

5. FANTAZMA MARY Çdokush që udhëton afër varrezave "Resurrection" (Britani) mund të konfrontohet me një autostopere femër. Ajo ka flokë të verdha dhe sy të kaltër dhe ka vdekur gjatë viteve 1930. "Resurrection Mary" është parë nga disa njerëz, duke përfshirë edhe shoferin e taksisë në vitin 1973. 

(Kosova Sot)

 

11 orë e 50 minuta më parë
18/12/18