Një rast tronditës, ende i pashpjegueshëm
Më 13 gusht të vitit 1980, familja Chamberlain u nisën për të shkuar në një pushim në Australinë qendrore. Pasi që arritën në Uluru, Territorin verior, më 16 gusht, Lindy dhe Michael Chamberlain ngritën një tendë afër veturës së tyre. Të dielën, më 17 gusht, rreth orës 08:00 të mbrëmjes, vajza e tyre Azaria ishte dëgjuar duke qarë me zë. Kur kishte shkuar e ëma për të parë çka kishte ndodhur, kishte parë se bebja nuk ishte aty. Por, ajo kishte parë një dingo (lloj qeni të egër).
Përkundër kërkimeve të mëdha, bebja nuk ishte gjetur kurrë. Por, rrobat e saj të përgjakura ishin gjetur më 24 gusht, te disa gurë. Në fillim ishte supozuar se beben e kishin ngrënë dingot, por më pas për vrasjen e saj u akuzuan prindërit, ku nëna u dënua me burg të përjetshëm, e babai me një burg më të shkurtër. Por, më pas u zbuluan disa mbetje të rrobave të bebes, të cilat dëshmonin se prindërit ishin të pafajshëm. Atyre iu dha një dëmshpërblim prej 1,3 milion dollarëve dhe, natyrisht, u liruan nga burgu. Por, fati tragjik i bebes ende mbeti i paqartë.
(Kosova Sot Online)