Një yll i kuq shihet mbi Greqi

  • A.P /
  • 16 August 2020 - 09:05
Një yll i kuq shihet mbi Greqi

Këtu, afër nesh, në fqinjësi, më saktësisht në Patras të Greqisë, në qiellin e tij, pra, është vërejtur një fenomen i çuditshëm, i cili dukej sikur një yll i kuq në qiell. Kjo dukuri ishte vërejtur më 23 shtator të këtij viti, por deri më tani nuk ishte bërë "e madhe". Në yllin e kuq shihet një tufë drite, midis reve. Duket se është drita ajo që transmeton shkëlqimin e kuq.

Vëzhgimet ndërkombëtare tregojnë se fenomenet e çuditshme në qiell vazhdojnë që të eskalojnë si në frekuencë, po ashtu edhe në intensitet. Ata që shohin këto fenomene, por edhe ne të tjerët, do të donim që, sa më parë, ta dinim domethënien e tyre, apo jo? A janë këto fenomene shenja se fundi i botës është duke u afruar? Apo, sikur edhe në shumë raste të tjera, kemi të bëjmë vetëm me fenomene të rëndomta natyrore? 

(Kosova Sot Online)