Zbulohet një artefakt 55.000 vjet i vjetër, i bërë nga oksigjeni?

  • A.P /
  • 16 August 2020 - 09:07
Zbulohet një artefakt 55.000 vjet i vjetër, i bërë nga oksigjeni?

Në vitin 1990, italiani me emrin Angelo Pitoni ishte në vizitë në Sierra Leone, në afërsi të kufirit me Guinenë, për të parë se a ishte me të vërtetë regjioni i quajtur Kono, i pasur me diamante, të cilat do të mund të eksploatoheshin. Derisa ishte duke e studiuar këtë regjion, Pitoni bëri një zbulim të paparë, i cili, kushedi pse, u mbajt sekret më pas. Pasi që kishte larguar një shtresë të dheut, Pitoni gjeti gurin më të çuditshëm që kishte parë ndonjëherë.

Një gur të kaltër, me vija misterioze të bardha në sipërfaqen e tij, Shefi i një fisi lokal i tha Pitonit se, dikur moti, Zoti kishte hetuar se, në mesin e engjëjve të tij, pritej që të shpërthente një revoltë. Engjëjt u dënuan, duke u dërguar në Tokë, ku u shndërruan në statuja. Por, ata nuk kishin ardhur vetëm. Me ta në Tokë kishte rënë edhe një pjesë e qiellit, e cila ishte shndërruar në diamant. Pra, Guri i kaltër mund të jetë mbetje e ndonjë civilizimi të mëhershëm, apo çka? 

(Kosova Sot Online)