Astronomët gjejnë gjurmë të civilizimeve jashtëtokësore?

  • E. /
  • 18 August 2020 - 13:34
Astronomët gjejnë gjurmë të civilizimeve jashtëtokësore?

Në sistemin yjor të regjistruar nga teleskopi Kepler, janë vërejtur disa struktura të çuditshme, të cilat do të mund të jenë dëshmi e pranisë së civilizimeve të përparuara të alienëve. Jason Right, astronom nga Universiteti në Pensilvani, është duke u përgatitur për ta publikuar raportin rreth këtij zbulimi bizar.

"Mbetëm të fascinuar nga pamja e tyre jo e rëndomtë. Është e vërtetë se alienët janë hipoteza e fundit, të cilën duhet ta merrni parasysh në rast të ndonjë zbulimi të tillë, por grupi i madh i objekteve të gjetura duket sikur të ishte ndërtuar nga jashtëtokësorët", deklaron Right. Ylli me emrin KIC 8462852 gjendet afër Kashtës së kumtrit, midis yjësive Mjellma dhe Lyra.

(Kosova Sot Online)