Në ishullin e magjisë gjenden shpella ritualesh

  • E. /
  • 18 August 2020 - 13:42
Në ishullin e magjisë gjenden shpella ritualesh

Në ishullin suedez Bla Jungfrun janë gjetur dëshmi 9000-vjeçare të ritualeve nga periudha e Kohës së Gurit. bile edhe sot, ky ishull, i cili posedon një terren plot me humnera, respektivisht me shkëmbinj të lartë, është një vend i rrethuar nga misteret dhe me legjenda lokale, të cilat flasin për një grup sekret të shtrigave, i cili mblidhet çdo Pashkë aty. Ka edhe tregime me përmbajtje mbinatyrore, me forca të së keqes dhe me magji të zezë.

Nuk dihet me saktësi se kur kanë lindur këto legjenda, por tani arkeologët kanë gjetur një vend ritualesh, i cili mund të jetë më i vjetër se 9000 vjet. "Rezultatet janë mahnitëse dhe vënë në pah aktivitete të gjera njerëzore në këtë ishull gjatë epokës së gurit në mezolit", thonë arkeologët. Në njërën prej shpellave ata gjetën një altar sakrifikimesh, e në një shpellë tjetër gjetën një fushë të gjerë, të ngjashme me një skenë teatri.

(Kosova Sot Online)