Kamerat e vëzhgimit kapin një fluturake të çuditshme

  • E. /
  • 22 August 2020 - 09:42
Kamerat e vëzhgimit kapin një fluturake të çuditshme

Më 28 tetor të këtij viti, kamera e vëzhgimit që gjendej në bordin e Stacionit ndërkombëtar hapësinor, regjistroi diçka që dukej sikur të ishte lansuar nga Toka në Gjithësi, me një shpejtësi aq të madhe, saqë ishte arritur të fotografohej vetëm në një kuadër. Se sa shpejt ishte duke lëvizur objekti, tregon edhe fakti se "Streetcap1" qe i detyruar ta ngadalësonte shpejtësinë origjinale të objektit, për tetë herë, që të jetë në gjendje të shihej ai objekt.

Sipas të gjitha gjasave, objekti në fjalë është lansuar nga Toka. Mu për shkak të shpejtësisë së madhe, e cila nuk është assesi shpejtësi normale e një rakete, mund të supozojmë se ky objekt ishte i pajisur me një teknologji tepër të përparuar dhe ishte pjesë e ndonjë projekti "top sekret". Mbetet të pyetemi se si arriti një kamerë e vëzhgimit ta kapte një gjë të tillë? Apo, çdo gjë ishte e përgatitur që më parë.

(Kosova Sot Online)