Lexoni edhe:
Zhdukjet misterioze të njerëzve, që vazhdojnë të jenë të pazgjidhura
E dimë se Australia, në fillim, ishte përdorur nga Britania e Madhe për vendosjen e të burgosurve, meqë nga aty nuk kishin se ku ta thyenin qafën e të iknin, prandaj shpesh thuhet me gjysmë shaka se australianët janë pasardhës të kriminelëve. Por, sipas një teorie të re, një gjë e tillë do të mund të thuhej për të gjithë ne, racën njerëzore.
Zhdukjet misterioze të njerëzve, që vazhdojnë të jenë të pazgjidhuraLexoni edhe:
Kjo teori thotë se, për dallim nga racat e ngjashme me njeriun, të cilat kishin jetuar në Tokë për një kohë të gjatë, raca Homo Sapiens Sapiens është relativisht e re, duke pasur rrënjët rreth 50.000 vjet më parë. Mendohet se një civilizim më i përparuar kishte zgjedhur Tokën për t'i vendosur kriminelët e vet, meqë ky planet ishte i izoluar dhe ofronte kushte për jetë. Kështu, kromanjonët shumë shpejt i zhdukën vendasit e Tokës, neandertalët, ku këta të fundit jetonin në Tokë për rreth 200,000 vjet, për t'u zhdukur më pas nga dhuna e kromanjonëve për vetëm disa mijëra vjet. Paraardhës të mirë paskemi, apo jo?!
(Kosova Sot Online)