70 libra metalikë, të cilët e ndryshojnë historinë biblike

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 13:27
70 libra metalikë, të cilët e ndryshojnë historinë biblike

Koleksioni antik i 70 librave të vegjël, të lidhur me tel, mund t'i zbulojë disa nga sekretet më të mëdha të ditëve të para të krishterimit. Sikur edhe zbulimet e tjera, të ngjashme, ky zbulim shkaktoi kontroverse dhe ta vejnë në pyetje autenticitetin e tyre. Në faqet miniaturale të këtyre librave gjenden imazhe, simbole dhe fjalë të cilat duket se i referohen Mesisë dhe, me gjasë, kryqëzimit dhe ringjalljes.

Por, disa nga librat janë të vulosur, gjë që ndër akademikët zgjon dyshime se ndoshta këtu kemi të bëjmë me koleksionin e humbur të kodikëve, që përmenden në Librin e revelatës në Bibël. Librat në fjalë janë gjetur në një shpellë në thellësi të Jordanisë, ku ishin strehuar të krishterët pas rënies së Jerusalemit. Zyrtarët më të lartë jordanezë janë në bisedime për kthimin e këtyre librave në vend, meqë ato, në mënyrë ilegale, janë shitur në Izrael.

(Kosova Sot Online)