A ka ekzistuar një civilizim i mëhershëm në tokë, gati 2 miliardë vjet më parë?

  • E. /
  • 16 October 2020 - 13:12
A ka ekzistuar një civilizim i mëhershëm në tokë, gati 2 miliardë vjet më parë?

Në qershor të vitit 1972, shkencëtarët bërthamorë në qendrën për pasurimin e uraniumit në "Pierrelatte", Francë, kishin vërejtur një mungesë të çuditshme në sasinë e uraniumit-235 të cilin ishin duke e përpunuar. Ky është një problem serioz në një qendër për pasurimin e uraniumit. Uraniumi natyror përmban tri izotope, gjithmonë në përqindje të njëjtë: uranium-238 (99.2744 për qind), uranium-235 (0.7202 për qind) dhe uranium -234 (0.0054 për qind ).

Problemi qëndronte te uraniumi-235, i cili gjendej vetëm 0.600 %. Shkencëtarët bërthamorë më në zë të Francës filluan një hetim dhe, me këtë rast, bënë njërin ndër zbulimet më të mëdha në historinë e kohës së fundit. Meqë lloji i tillë i uraniumit gjendet vetëm në reaktorët bërthamorë, atëherë filluan kërkimin për gjetjen e reaktorit në fjalë. Në Gabon të Afrikës ata zbuluan një reaktor bërthamor, 2 miliardë vjet të vjetër, afër qytetit të quajtur Franceville.  

(Kosova Sot Online)