Lexoni edhe:
A jeni gati për hitin më të ri nga Vedat Ademi!
Disa shkencëtarë besojnë se jashtëtokësorët e parë që mund t’i takojmë, do të jenë ndonjë lloj i robotëve. Derisa në botën tonë ende robotët nuk e kanë marrë kontrollin nga duart e njerëzve, në planetët e tjerë, një gjë e tillë tanimë mund të ketë ndodhur, gjë që e bën të mundur kontaktin tonë me këto krijesa të inteligjencës artificiale.
A jeni gati për hitin më të ri nga Vedat Ademi!Lexoni edhe:
“Kërkuesit nga radhët e inteligjencës artificiale janë duke përparuar me të madhe dhe shumë ekspertë të shkencave kompjuterike mendojnë se na ndajnë vetëm 50 vjet nga momenti kur krijesat e inteligjencës artificiale – robotët – do të jenë më të mençur sesa ne”, thotë Dr. Susah Schneider nga Universiteti i Konektikatit. “Kështu, duket se hapi i ardhshëm evolutiv do të jenë krijesat postbiologjike, një lloj kompjuteri.
Alienët me gjasë janë shumë më përpara nesh, prandaj ata kanë më shumë të ngjarë që tanimë të jenë pjesëtarë të inteligjencës artificiale”. Format jetësore jobiologjike të inteligjencës artificiale mund të jenë më të qëndrueshme në kushtet ekstreme të jetës dhe të udhëtimeve të gjata nëpër hapësirë.
(Kosova Sot Online)