Pse mendjet e mëdha mendojnë njësoj?

  • E. /
  • 21 October 2020 - 13:42
Pse mendjet e mëdha mendojnë njësoj?

Rastësitë kur dy njerëz të ndritur mendojnë njësoj janë të shpeshta. Kjo çon edhe deri te akuzat për plagjiaturë, kur dy shkencëtarë e akuzojnë njëri-tjetrin për vjedhje idesh. Sipas një shpjegimi jo edhe aq shkencor, por mjaft bindës, ekzistojnë rrymime të mendimeve në detin e vetëdijes dhe ne mund të kyçemi në këto rrymime qoftë me vetëdije, apo në mënyrë të pavetëdijshme.

Richard Ingalese në librin e tij "The History and Power of Mind" thotë: "Kur ju dhe unë mendojmë në linjën e përbashkët të përgjithshme, atëherë ne jemi në rrymimin e njëjtë të mendimeve dhe, meqë mendja juaj dhe ajo e imja janë të kyçur në këtë rrymë, ne marrim idetë e njëjta". Tani, paramendoni sikur të mundeshim, me vetëdije, të lidheshim në rryma të tilla të mendimeve - atëherë botën do ta kishim në shuplakë të dorës. 

(Kosova Sot Online)