Lexoni edhe:
Katër llojet e universeve paralele
NASA zbulon ujë në sipërfaqen e ndriçuar të Hënës
Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA, njoftoi të hënën se ka konfirmuar ekzistencën e ujitnë zonat e ndriçuara të Hënës, duke sinjalizuar se uji mund të jetë i pranishëm më gjerësisht se ç’mendohej më parë.
Katër llojet e universeve paralele Lexoni edhe:
NASA tha se zbulimi u konfirmua nga Obzervatori Stratosferik për Astronominë me Rreze Infra të Kuqe i njohur me inicialet SOFIA, një laborator fluturues i krijuar duke modifikuar një avion të tipit 747. Më parë besohej se molekulat e ujit mund të gjendeshin në zona të ftohta, në sipërfaqen e pjesës së errët të Hënës.
Rezultatet e studimit janë botuar në numrin e fundit të revistës Nature Astronomy.
Më e thatë se Saharaja
NASA thotë se obzervatori SOFIA kishte diktuar molekula uji në kraterin Clavius, krateri më i madh që shihet nga Toka. Të dhënat tregojnë se uji është i pranishëm në përqëndrim 100-412 pjesëza për million, i bllokuar në shtresën e dheut mbi sipërfaqen hënore.
NASA thotë se po të bëhet një krahasim, Shkretëtira e Saharasë ka 100 herë më shumë ujë se sa sasia e diktuar në sipërfaqen e Hënës. Por sasia nuk ka rëndësi, aq sa prania e ujit që tani ka çuar në pyetje se si u krijua uji dhe si vazhdon të ekzistojë në këtë mjedis të vështirë.
NASA thotë se zbulimi i fundit i frymëzon shkencëtarët të vënë në jetë planet për të krijuar një stacion me astronautë mbi sipërfaqen e Hënës brenda kësaj dekade. Mbetet për t’u zbuluar nëse uji i diktuar mund të përdoret për të mbuluar nevojat e astronautëve.
Ekspedita të ardhshme të obzervatorit do të përpiqen të zbulojnë ujë në zona të tjera të ndriçuara të Hënës si dhe të kuptojnë se si u krijua kjo sasi uji në këtë objekt hapësinor.
(Kosova Sot Online)