Lexoni edhe:
Bota po përballet me një rrezik edhe më të madh se Covid-19
Shkencëtarët kanë zbuluar një molekulë jashtëzakonisht të rrallë të bazuar në karbon në atmosferën e hënës së Saturnit Titan që mund të ekzistojë vetëm në tokë në kushte laboratorike.
Ajo që e bën këtë zbulim më interesant është se kjo molekulë e rrallë – ciklopropenilideni (C3H2) – nuk është gjetur kurrë më parë në një atmosferë, në Sistemin Diellor ose diku tjetër.
Bota po përballet me një rrezik edhe më të madh se Covid-19Lexoni edhe:
Sipas astronomëve, i vetmi vend ku C3H2 mund të mbetet i qëndrueshëm është boshllëku i ftohtë i hapësirës ndëryjore.
Melissa Trainer, një astrobiologe e NASA Goddard, tha se Titani mund të jetë një vendi i ngjashëm nga përbërja kimike me Tokën e lashtë kur jeta sapo kishte nisur.
“Ne duhet të dimë se çfarë po ndodh në atmosferë për të kuptuar reaksionet kimike që çojnë molekulat organike komplekse të formohen dhe të bie shi në sipërfaqe”, tha ajo.
C3H2 është një “molekulë e vogël shumë e çuditshme” që nuk zgjat shumë jashtë një mjedisi të kontrolluar pasi që reagon shumë shpejt me molekulat e tjera dhe formon përbërje të tjera, por kur bëhet fjalë për Titanin, ai është shumë ndryshe nga hapësira ndëryjore – ai ka re hidrokarbure, liqene hidrokarbure dhe një atmosferë kryesisht azoti, me pak metan.
Deri më tani, ciklopropenilidina është zbuluar vetëm në retë molekulare të gazit dhe pluhurit, siç është Reja Molekulare Taurus në konstelacionin Demi, më shumë se 400 vit drite larg.
Zbulimi i ri i NASA-s vjen vetëm pak kohë pasi që agjencia e hapësirës konfirmoi zyrtarisht praninë e ujit të pijshëm në sipërfaqen e Hënës.
(Kosova Sot Online)