Izraeliti me superfuqi rrëfen për ditën që ia kishte ndryshuar jetën

  • E. /
  • 06 November 2020 - 15:24
Izraeliti me superfuqi rrëfen për ditën që ia kishte ndryshuar jetën

Ndonëse kishte qenë një fëmijë normal, pas goditjes që kishte pësuar nga një dritë në një park të braktisur, Uri Geller ishte bërë i njohur për fuqitë e tij mbinatyrore.

Uri Geller është i njohur për aftësitë e tij psikike, ndërsa tani, kur i ka mbushur 68 vjet, ajo ka folur për ditën që ia kishte ndryshuar jetën. Në moshën gjashtëvjeçare ai kishte jetuar në Tel-Aviv së bashku me nënën e tij, kur, për shkak të kushteve të rënda ekonomike, ishte detyruar të jetonte në një dhomë të vogël. Fare pranë shtëpisë së tij gjendej një park i madh arab, ku gjendeshin dru të gjatë, bar i rritur deri mbi pjesën e gjurit dhe shumë lule gjithandej. "E kaloja gjithë ditën në këtë park magjepsës, i fshehur prapa kaçubave duke luajtur dhe duke e paramenduar veten si astronaut", ka thënë Geller teksa i ka kujtuar ditët e fëmijërisë.

Eksperienca në park Një ditë, kur ai kishte shkuar në park për të shikuar nëse gjithçka ishte në rregull me kotelet, pasi që kishte dëgjuar disa mjaullima, ai kishte vërejtur diçka shumë të pazakontë - një sferë drite, rreth 3.5 metra të gjatë, që vazhdimisht kishte pulsuar. "Teksa e shikoja, një dritë pati dalë nga objekti në fjalë dhe më pati goditur në ballë, për të më rrëzuar në barin e gjatë të parkut. Nuk e di sa gjatë kam qëndruar i shtrirë, me shumë gjasë disa minuta". I frikësuar, i vogli Uri kishte vrapuar drejt shtëpisë ku edhe i kishte treguar gjithçka nënës së tij, megjithatë ajo nuk i kishte besuar dhe si rrjedhojë, pretendimet e Urit kishin mbetur të pabaza.

Mirëpo, gjatë një mbrëmje, kur ai dhe nëna e tij po hanin darkë, një lugë metali i ishte ngjitur Uri-t në ballë, duke ia vërtetuar dyshimet që objekti që e kishte parë në kopsht i kishte dhënë fuqi të çuditshme. "Edhe pse kishin kaluar dekada të tëra, unë nuk arrija ta harroj atë eksperiencë. Kam folur për të në emisione të ndryshme televizive dhe madje kam shkruar edhe libra", ka shtuar Uri. Paraqitja e parë publike Trembëdhjetë vjet më parë, agjencia e famshme BBC e kishte realizuar një dokumentar për Uri-n ku edhe ishin shpjeguar të gjitha. Ndërsa, një ditë pas shfaqjes së dokumentarit Uri kishte marrë një mesazh elektronik nga një i panjohur, i cili i kishte thënë: "E di se për çka po flet.

Unë kam qenë aty kur të ka ndodhur". Uri nuk kishte pritur dhe e kishte telefonuar menjëherë dhe i panjohuri i kishte thënë që pikërisht në ditën kur Uri e kishte parë dritën e çuditshme, ai kishte qenë duke kaluar pranë parkut të braktisur arab, ku kishte parë një fëmijë me bluzë të bardhë që ishte rrëzuar, pas goditjes që kishte marrë nga një dritë e çuditshme. I panjohuri, që më pas kishte dalë të jetë një oficer i pensionuar i ushtrisë, i kishte thënë Uri-t që pasi që ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes, drita e kishte përcjellë atë deri në shtëpi, kur edhe kishte eksploduar, duke lënë një shenjë në murin e shtëpisë, shenjë kjo që nuk ishte zhdukur deri në rrëzimin e shtëpisë.

Ndryshimi i jetës "Besoj që ai moment ma ka ndryshuar jetën. Njerëzit më kanë pyetur se çka mund të ketë qenë. Mirëpo, unë ende nuk e di. Mund të ketë qenë një fenomen gjeologjik - emetim i gazit nga toka apo edhe ndonjë eksperiencë mbinatyrore. Megjithatë, pa marrë parasysh se çka ka qenë, unë i detyrohem shumë asaj ngjarjeje, pasi që ma ka plotësuar ëndrrën, e ëndrra ime ka qenë që ta largoj nënën nga varfëria". Pasi që ishte goditur nga ajo dritë Uri ishte bërë i njohur për fuqitë e tij mbinatyrore, fuqi të cilat i kishin mundësuar që të mblidhte fonde të mjaftueshme për të jetuar mirë së bashku me nënën e tij.

(Kosova Sot Online)