Tjetër profeci për datën e “fundit të botës”/ Pastori bën parashikimin tronditës, ja sa afër do të ndodhë!
Një pastor evangjelist amerikan, ka bërë një tjetër parashikim për “fundin e botës”, i cili sipas tij do të jetë një ditë shumë e afërt.
Kleriku ungjillor Paul Begley, beson se fundi i botës do të vijë në 21 Dhjetor të 2020-ës, datë e cila përkon të jetë edhe dita e tij e lindjes.
Deri më tani ka patur qindra profeci që janë bërë për fundin e botës, por asnjë prej tyre nuk ka dalë e vërtetë. Kujtojmë se i pari që ka bërë një profeci rreth Ditës së Kijametit apo Fundit të Botës, ka qenë Nostradamusi, ndërsa teoria më e fundit rreth kësaj çështjeje ka qenë parashikimi nga kalendari i fisit Maja.
Tashmë teoria më e re për Fundin e Botës e ka bërë pastori amerikan Paul Begley, teori të cilën e mbështet edhe astrologia e vetëshpallur Jeane Dixon.
Pastori pretendon se fiset Maja mund të kenë gabuar në përllogaritjen e fundit të botës.
“Në 21 Dhjetor 2020 Saturni dhe Jupiteri do të vendosen në 0.1 gradë mes njëri-tjetrit, duke formuar yllin më të shndritshëm në qiell, që nga koha e yllit të Betlehemit”, ka deklaruar ai.
Por kritikët i hedhin poshtë teoritë e Begley, i cili nuk e ka për herë të parë që bën profeci për fundin e botës, shpesh duke u bazuar në eklipse apo Hënën e plotë.
(Kosova Sot Online)