![Zbulohet një specie e re dinosauri](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/15/200x200_dinozaur1721048095.jpg)
SpaceX certifikohet nga NASA për fluturime të rregullta në hapësirë
![SpaceX certifikohet nga NASA për fluturime të rregullta në hapësirë](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/12/auto_auto_stalinkinternet-730x41016051151631605170425.jpg)
Kompania në pronësi të Elon Musk dërgoi me sukses astronautët si Bob Behnken dhe Doug Hurley në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar më 2 Maj. Disa muaj më vonë Crew Dragon u rikthye duke sjellë astronautët në një mision historik dhe ishte i pari mision që prej 2011-ës që fluturon nga Shtetet e Bashkuara.
NASA zyrtarisht ka aprovuar kapsulën SpaceX Crew Dragon dhe Falcon 9 për fluturime të rregullta në drejtim të hapësirës nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar.
SpaceX do të bëhet agjencia e parë e cila është e certifikuar për misione hapësinore nga NASA. SpaceX në vitet e fundit ka kryer testime nga Toka për të provuar se sistemi i saj funksionon.
Kompania në pronësi të Elon Musk dërgoi me sukses astronautët si Bob Behnken dhe Doug Hurley në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar më 2 Maj. Disa muaj më vonë Crew Dragon u rikthye duke sjellë astronautët në një mision historik dhe ishte i pari mision që prej 2011-ës që fluturon nga Shtetet e Bashkuara.
SpaceX kaloi edhe nëpër disa testime të tjera si ai i sistemit të parashutës, i shpëtimit, apo anulimit të fluturimit. Tani që raketat Crew Dragon dhe Falcon 9 janë certifikuar, NASA dhe SpaceX mund të fillojnë të mendojnë për fluturimet e ardhshme që do të dërgojnë më shumë astronautë në orbitë.
(Kosova Sot Online)