Lexoni edhe:
A është i pijshëm uji që u zbulua në Hënë, tregojnë shkencëtarët
E premte, datë 13
Konotacionet negative, të cilat i lidhim me numrin 13 kanë shpjegim nga disa teori. Njëra ndër to i ka rrënjët te tradita e krishterë. Apostulli Juda, i cili e tradhtoi Krishtin, ishte i trembëdhjeti në Darkën e fundit. Frika nga numri 13 lidhet edhe me një mit norvegjez. Në fakt, në vendin Valhala 12 perëndi ishin mbledhur për t'u argëtuar, ku u paraqit mysafiri i 13- të, i paftuar, Loki shpirtkeq, i cili shkaktoi kaos në mesin e perëndive.
Për këto dhe shkaqe të tjera, numri 13 shkakton njëfarë frike në tërë botën. Disa shkencëtarë thonë sesi 80% e rrokaqiejve në botë nuk e kanë katin e 13-të, hotelet dhe spitalet nuk e kanë dhomën nr 13, shumica e aeroporteve nuk ka dalje 13 në pistë, etj.
A është i pijshëm uji që u zbulua në Hënë, tregojnë shkencëtarëtLexoni edhe:
Derdhja e kripës
Sipas një besëtytnie të lashtë, derdhja e kripës është shenjë e keqe. Edhe kjo i ka rrënjët në Bibël. Në fakt, tradita e krishterë thotë se Juda gjatë darkës së fundit ka derdhur kripë edhe atë pak para se ta tradhtonte Krishtin. Në të kaluarën kripa ka qenë tepër e shtrenjtë, kështu që derdhja e saj me të vërtetë ishte fat i keq.
Kruarja e shuplakës së majtë sjell para
Besimi se do të marrim para nëse na kruhet shuplaka e majtë, si dhe bindja se do të japim para nëse na kruhet dora e djathtë, janë besëtytni mjaft të shprehura. Nuk është gjetur asnjë shpjegim i kësaj besëtytnie, por thuhet se kur të na kruhet dora, atë duhet ta kruajmë për ndonjë objekti të drunjtë, meqë një gjë e tillë, paramendoni, po na sjellka fat.
Pasqyra e thyer
Ekziston një besim i përhapur sesi pasqyra e thyer sjell shtatë vjet të fatit të keq. Ka disa shpjegime për këtë, ku njëri ndër ta thotë se pjesëzat e pasqyrës së thyer mund ta robërojnë shpirtin. Mendohet se, me thyerjen e pasqyrës, thyhet edhe shpirti. Në disa kultura, kur të vdesë dikush, mbulohen të gjitha pasqyrat në shtëpi, në mënyrë që shpirti i të vdekurit të mund të largohet pa probleme.
Macja e zezë që na e prenë udhën
Në kulturat e Perëndimit macja e zezë ka kohë që konsiderohet ters. Ato lidhen me shtrigat, e mendohet se, nëse na e prenë udhën, do të na ndodhin gjëra të këqija. Macja e zezë e cila ta pret udhën, sipas besimit të krishterë, në fakt është dreq, i cili kështu na pengon që të hyjmë në parajsë.
(Kosova Sot Online)