Në epokën e njeriut, planeti është në duart tona

  • E. /
  • 01 February 2021 - 14:05
Në epokën e njeriut, planeti është në duart tona

Jemi dëshmitarë të një epoke të re gjeologjike - Antropocenit, ose Epokës së Njeriut. Për herë të parë në marrëdhënien tonë të gjatë 300.000-vjeçare, janë njerëzit forca dominuese që po i japin formë planetit dhe jo planeti njerëzve. Pandemia e COVID-19 është kriza më e fundit me të cilën po përballet bota, por nëse njerëzit nuk tregohen më miqësorë me natyrën, kjo krizë nuk do të jetë e fundit, sipas raportit të ri nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), “Fronti i ardhshëm: Zhvillimi Njerëzor dhe Antropoceni”, i lansuar më 15 dhjetor 2020 në New York.

Veprimet tona, veçanërisht varësia jonë nga lëndët djegëse fosile dhe konsumi i lëndëve materiale, po nxisin ndryshimin e klimës, shkatërrimin e ajrit dhe të ujit dhe degradimin e tokës. Ne po prishim ekuilibrat e vetë sistemeve që na duhen për të mbijetuar, e këtë po e bëjmë me shpejtësi dhe ritëm të pashembullt. Zhvillimi i qëndrueshëm njerëzor ka të bëjë me aftësimin e njerëzve për të jetuar në potencial të plotë dhe në mënyra të drejta mjedisore. Raporti i Zhvillimit Njerëzor (RZhNj) 2020 krijon skenën për një ndryshim në mënyrën e zhvillimit, veçanërisht në eksplorimin e rrugëve në të cilat zhvillimi njerëzor mund të mbështesë jetën për brezat e ardhshëm.

Raporti përçon edhe mesazhin që të shfrytëzohen mundësitë për të çliruar transformimet me qëllim që njerëzit dhe planeti të prosperojnë bashkërisht. Secili ka një rol por, njerëzit duhet të inspirohen dhe t[u ipet mundësia për të vepruar.

Bashkëngjitjuni Znj. Mirjana Spoljaric Egger, Asistent Administratore dhe Drejtoreshë e Byrosë Rajonale për Evropë dhe Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, Z. Muharrem Nitaj, Ministër I Ekonomisë dhe Mjedisit, Sh.S. Karin Hernmarck, Ambasadore e Suedisë në Kosovë, Znj. Mimoza Kusari Lila, anëtare e Kuvendit, Grupi i Deputetëve të Gjelbër, Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së dhe shumë të tjerë për të diskutuar rëndësinë e këtij raporti për Kosovën dhe si të qëndrojmë në rrugë të drejtë duke bërë përpara në këtë epokë të re.

Lansimi i Raportit të Zhvillimit Njerëzor 2020 në Kosovë do të mbahet të hënën më 1 skurt me fillim në ora 14:00.