Lexoni edhe:
Midis një fantazme dhe një shpirti ka ndryshime
Numërim mbrapsht për misionin e NASA-s në Mars, që këtë të enjte do të dërgojë në planetin e kuq roverin e pestë të agjencisë hapësinore amerikane, Preseverance.
Bashkë me të edhe një shok ekipazhi i pazakontë; helikopteri i vogël Ingenuity, një dron i destinuar të bëhet makina e parë e këtij lloji që do të fluturojë në planetin e kuq, e mbi të gjitha, e para që do të fluturojë në një planet që nuk është toka.
Midis një fantazme dhe një shpirti ka ndryshime Lexoni edhe:
Droni-helikopter peshon dy kilogramë, ka katër këmbë, një karburator dhe një lloj kutie me dimensione rreth 20x16x14 centimetra, rotorë në fibra karboni pak më të gjatë se një metër, një antenë, një panel diellor, sensorë dhe telekamera. Të dy makinat, së bashku, do të eksplorojnë zonën e uljes, kraterin Jezeero, në kërkim të ndonjë forme jete.
I nisur më 30 korrik 2020, ky mision i NASA-s është i treti që arrin planetin për të zbuluar atë që është edhe sekreti më i madh i tij, pas misionit Hope të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Tianwen 1 të Kinës. Misioni i Emirateve dërgoi një sondë në orbitë ndërsa Kina, një orbitues, një ulës dhe një rover, zbritja e të cilit në sipërfaqen e marsit parashikohet të ndodhë në maj.
(Kosova Sot Online)