Lexoni edhe:
Alienët janë parë që nga antika
Disa përdorues të internetit po pretendojnë se e kanë deshifruar mesazhin e fshehtë që ndodhet në parashutën që e ndihmoi roverin e NASA-së të lëshohet në mënyrë të sigurt në planetin Mars javën e kaluar.
Ata pretendojnë se ky mesazh i fshehur është i përbërë nga slogani “Dare mighty things” (“Guxo për gjëra të fuqishme”), i cili është njëkohësisht slogan i laboratorit të NASA-s. Përdoruesit e internetit thonë se mesazhi është fshehur përmes kodimit binar kompjuterik.
Alienët janë parë që nga antikaLexoni edhe:
Përdoruesit e faqes “Reddit” dhe disa të tjerë në rrjetet sociale vërejtën se dizajni bardhë e kuq në parashutë dukej si i qëllimshëm dhe e gjetën mesazhin duke e përdorur ngjyrën e kuqe për shifrën 1, ndërsa ngjyrën e bardhë për shifrën 0.
Secili nga rrathët koncentrikë në dizajnin e parashutës paraqet një nga fjalët. Zerot dhe njëshat duhet të ndahen në copa prej 10 karaktereve dhe nga kjo, duke shtuar numrin 64 fitohet kodi kompjuterik, ASCII, që përfaqëson një letër.
Për shembull, shtatë vija të bardha, një vijë e kuqe dhe dy vija tjera të bardha paraqesin kodin 0000000100, shifër binare për numrin katër. Duke ia shtuar numrin 64 fitohet numri 68, që është kodi ASCII për shkronjën D, shkruan The Guardian.
Prejardhja origjinale e këtyre fjalëve është nga fjalimi i vitit 1899 i Theodore Roosevelt-it. NASA më parë e ka përdorur këtë frazë për misionet tjera në Mars.
looks like "dare mighty things" is the parachute code from the @NASAJPL perseverance rover
— adithya (@adithya_balaji) February 23, 2021
the phrase is on signs all around JPL (e.g. the EDL War Room)
redditor, /u/rdtwt1, put together a python script for the solve
I added some comments and a diagram to explain what the code https://t.co/w67mRey5Bl pic.twitter.com/ulUdtX5Uco
(Kosova Sot Online)