![](/uploads/kosova-sot/images/2021/March/18/200x200_111616070199.jpg)
Lexoni edhe:
Studiuesit gjetën mikrobe misterioze në stacionin kërkimor ISS
NASA ka publikuar një tjetër audio-incizim të roverit “Perseverance” – i cili ka qenë në një mision në Mars për një muaj – gati një muaj pasi kemi marrë videon dhe tingullin e parë nga ky planet.
Është një tingull nga Planeti i Kuq plot gumëzhitje, të cilin roveri e prodhon me rrotat e tij ndërsa lëviz dhe eksploron sipërfaqen e Marsit.
Studiuesit gjetën mikrobe misterioze në stacionin kërkimor ISSLexoni edhe:
“E dëgjoni këtë? Ky është tingulli që krijohet kur unë vozis mbi shkëmbinjtë Marsian. Kjo është hera e parë që kapim tinguj ndërsa lëvizim në Mars”, shkruhet në një postim në Twitter, në një llogari që informon me shaka publikun për veprimet e roverit nga perspektiva e tij.
Roveri “Perseverance” u ul në Mars më 18 shkurt dhe misioni i tij është të kërkojë gjurmë të jetës mikrobiologjike në zonën e Liqenit Krater, sepse shkencëtarët besojnë se jeta ishte e mundur në Planetin e Kuq miliona vjet më parë.
ë Hear that? That’s the sound of me driving over Martian rocks. This is the first time we’ve captured sounds while driving on Mars.
— NASA's Perseverance Mars Rover (@NASAPersevere) March 17, 2021
Read full story: https://t.co/oqdnCJShjm pic.twitter.com/yKwypUSnE7
(Kosova Sot Online)