50 vjeçarja pretendon se është rrëmbyer nga alienët, thotë se ka dhe fakte

  • E. /
  • 10 May 2021 - 08:53
 50 vjeçarja pretendon se është rrëmbyer nga alienët, thotë se ka dhe fakte

Gjyshja e dy fëmijëve pretendon se është rrëmbyer nga alienët më shumë se 52 herë në jetën e saj dhe si prove tregon disa shenja në trupin e saj.

50-vjeçarja nga Bradford, tha se takimi i saj i pare me jashtëtokësoret ndodhi kur ajo ishte vetëm gjashtë vjeç.

Gjyshja tregon se ka ‘heshtur’ në lidhje me takimet për pjesën më të madhe të jetës së saj.

“Ka pasur disa reagime dhe njerëzit që më quajnë “të çmendur”, gjë që nuk është aspak e mirë, por unë gjithashtu mund ta kuptoj plotësisht pse njerëzit nuk besojnë nëse kurrë nuk kanë pasur vetë në eksperienca të tilla. Unë kam përjetuar 52 incidente paranormale. Edhe unë nuk mund t’i besoj historitë disa herë, kështu që nuk habitem kur të tjerët nuk më besojnë mua ose temën.”

Ajo pretendon se është kthyer në shtëpi me një plagë trekëndëshi në fytyrë dhe shenja në krah por shton se pavarësisht përvojave të pazakonta, përpiqet të bëjë një jetë sa më normale të jetë e mundur.

“Gjithçka që mund të bëj është të vazhdoj si normale, përndryshe do të çmendesha.”, thotë ajo.

(Kosova Sot Online)