
Piceria me “furrë” vullkanike, në temperaturë 1 mijë gradë celsius

Ndërsa për pjesën më të madhe të personave do të ishte diçka e tmerrshme të afroheshin pranë llavës së një vullkani, për David Garcia nuk është aspak një gjë e tillë, madje ai po e shfrytëzon edhe për të bërë para.
Ideja e tij është gjeniale. Ai pjek pica në llavën pranë kraterit vullkanik në Guatemala.
David vesh rroba mbrojtëse dhe e vendos picën në fletë metalike speciale që të përballojnë temperaturën që arrin deri në 1 mijë gradë celsius.
Turistët janë dyndur në malin ku është riaktivizuar vullkani Pacaya, për eksperiencën e jashtëzakonshme dhe pse jo një copë picë.
https://www.youtube.com/watch?v=Nj89ngsMOaE
(Kosova Sot Online)